Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Politiko
    • BALLINA
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Politiko
    Home»MAQEDONI»Mickoski: Nuk do të ketë ndryshime të emrave të rrugëve në Tetovë
    MAQEDONI

    Mickoski: Nuk do të ketë ndryshime të emrave të rrugëve në Tetovë

    PolitikoBy PolitikoJanuary 28, 2025No Comments2 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    NDRYSHIMI I EMRAVE TË RRUGËVE NË TETOVË

    Kryeministri Hristijan Mickoski sot përsëri i dërgoi mesazh kryetarit të Komunës së Tetovës, duke theksuar se çdo vendim i njëanshëm për riemërimin e rrugëve nuk do të pranohet. Sipas Mickoskit, marrëveshja e arritur mes partnerëve të koalicionit parashikon që të emërohen rrugët që nuk kanë emra dhe ato që mbajnë vetëm numra, ndërsa emrat ekzistues të heronjve maqedonas të mbeten të paprekur.

    “E para, nuk mund të ketë ndryshim të emrave pa konsensus; kjo varet nga vendimi i Qeverisë. Nëse merret një vendim i njëanshëm, unë si kryetar i Qeverisë një pikë të tillë nuk do ta shqyrtoj. Dhe e dyta, ka marrëveshje koalicioni, sa jam i informuar. Marrëveshja është që të gjitha rrugët që nuk kanë emra ose janë vetëm me numra të marrin emra të rinj, ndërsa ato që kanë emra të mbeten siç janë. Kjo është marrëveshja e koalicionit dhe vetëm kjo do të jetë e pranueshme,” deklaroi Mickoski.

    Nga ana tjetër, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetari të Klan Maqedoni, tha se deklaratat janë keqkuptuar. Pas reagimeve të VMRO-DPMNE-së, Kasami sot nuk ishte i qartë nëse bëhet fjalë për emërime të reja apo riemërime të rrugëve.

    Tensionet për emërimin e rrugëve në Tetovë po arrijnë kulmin! Mickoski kërkon të mbrojë “trashëgiminë maqedonase”, ndërsa Kasami hesht mbi planet e tij. A është ky fillimi i një përplasjeje të re politike mbetet  të shihet! /tvklan.mk

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Related Posts

    BDI: Ja dëshmia për Kryeministrin, akuzat e bashkëpuntorit tuaj të ngushtë ndaj Izet Mexhitit për korrupsion

    February 28, 2025

    Arifi: Çerdhja në Likovë hapet në fund të muajit shkurt

    February 24, 2025

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    February 21, 2025
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    BDI: Ja dëshmia për Kryeministrin, akuzat e bashkëpuntorit tuaj të ngushtë ndaj Izet Mexhitit për korrupsion

    February 28, 2025

    BDI përmes një video i përgjgigjet kryeministrit Mickoski i cili kërkoi fakte mbi akuzat për…

    Arifi: Çerdhja në Likovë hapet në fund të muajit shkurt

    February 24, 2025

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    February 21, 2025

    BDI: Të quash shqiptarët e Kosovës “qytetarë shqipfolës të Serbisë” është ofendim i rëndë, VLEN të distancohet nga ky veprim

    February 20, 2025

    ASH: Luani i VMRO-së në stemën e policisë, rikthehet “MVR-VMRO” si në kohën e Gruevskit dhe Jankullovskës

    February 20, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2025 Politiko. Designed by Politiko.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.