Kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi thotë se çerdhja në fshatin Mateç do të hapet në fund të muajit shkurt. Arifi për “Klan Maqedoni”, sqaroi në detaje se çfarë ka nënshkruar dhe si ka nënshkruar Fatmir Limani. “Pëlqimet të cilat jepen nga ana e Ministrisë së Financave dhe pastaj nga Ministria për Politikë Sociale, jepen për vit kalendarik, për vitin 2024 dhe më 27 dhjetor në bazë të ligjit, ishim të obliguar të kërkojmë vazhdimin e atyre pëlqimeve për vitin 2025 dhe deri në fund të muajit janar nuk arritëm që ti marrim pëlqimet dhe në muajin shkurt arritëm…
Author: Politiko
Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar këngën e re “Ëndërr”, këngë e cila është ripërpunim i këngës të babait të Lindonit, Agron Berisha. Lindon Berisha rikthimin në muzikë e bëri me hitin e pavdekshëm të të ndjerit babait të tij Agron Berisha “Ëndërr”. Kënga është vizualizuar me videoklip nga produksioni “A Film by Ideal” ndërsa cover dizajni është punuar nga “RilindArt”.
BDI dënon ashpër dhe në mënyrë të pakompromis deklaratën skandaloze të një partneri të koalicionit VLEN, i cili guxoi t’i quajë shqiptarët e Kosovës “qytetarë shqipfolës të Serbisë”. Nga BDI thonë se kjo nuk është vetëm një shprehje e papërgjegjshme dhe e turpshme, por edhe një fyerje e rëndë ndaj historisë, sakrificave dhe dinjitetit të një populli që ka derdhur gjak për liri. “Të quash shqiptarët e Kosovës “qytetarë shqipfolës të Serbisë” është një akt i neveritshëm, një mohim i identitetit kombëtar dhe një ripërsëritje e propagandës antishqiptare! Pas gjithë krimeve, masakrave dhe gjenocidit që Serbia ka kryer ndaj shqiptarëve,…
Aleanca për Shqiptarët përmes një kumtese thonë se Ministria e Punëve të Brendshme po rikthehet në organ partiak të VMRO-DPMNE-së, njëjtë si në kohën e Nikolla Gruevskit dhe Gordana Jankullosvskës. “Pas degradimit të shqiptarëve nga pozitat udhëheqëse, dorëheqjes së njërit prej funksionarëve shqiptarë për shkak të mospërfiëljes, mos ndëshkimit të policit që demoloi flamurin shqiptar, tani ka filluar edhe ndryshimi i simboleve të njësiteve duke vendosur simbole partiake të VMRO-së, duke na rikthyer si dezhavu në kohën e Jankullovskës. Në 80 vjetorin e njësitit për mbrojtje të afërt të personave dhe objekteve, në simbolin e këti njësiti në vend të…
Arbër Ademi nga BDI, në rrjetin social facebook ka shpërndarë statusin e Petar Bogojevskit i cili kërkon që Kosova ti rikthehet Serbisë. “Kryetari i Konceptit Maqedonas, partneri i VLEN-it dhe i Stoilkoviçit në qeverinë e Mickoskit, si dhe një nga udhëheqësit e sektorëve në Ministrinë e Mbrojtjes, Petar Bogojeski, i njohur për albanofobi dhe shovinizëm ndaj kulturës dhe identitetit të shqiptarëve në RMV, kërkon rikthimin e Kosovës nën Serbi. Edhe sa mund të duroni?” – ka shkruar Arbër Ademi.
Nga BDI dega Çair kanë reaguar ndaj drejtoreshës së spitalit Gjinekologjik Çair se ka detyruar punonjësit duke i shantazhuar të marrin pjesë në tubimin e VLEN në këtë komunë. “Me indinjatë të thellë denoncojmë skandalin e paprecedentë që ka ndodhur sot në Spitalit të Gjinekologjisë dhe Akusherisë në Çair, ku drejtoresha e kësaj klinike, Pranvera Izairi, në mënyrën më të turpshme dhe kriminale, ka shantazhuar punonjësit, duke i detyruar të marrin pjesë në një tubim partiak të VLEN-it në Komunën e Çairit, nën kërcënimin se në të kundërtën do të disiplinohen dhe se ata me kontrata të përkohshme do të…
“Partnerët në qeveri do të mbështeten sipas nevojës, mirëpo me lista do të dalin të veçanta për këshilltarë, ndërsa kandidatët në raundin e dytë do të përkrahen, kush ku ka nevojë”, kështu deklaroi i pari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, deklaratë për të cilën shprehi shqetësim Kreshnik Bekteshi nga BDI. Bekteshi tha se në Kërçovë ka edhe garë etnike dhe në rast se VLEN do ta përkrahë VMRO-në në raundin e dytë, sipas Bekteshit, është tradhti kombëtare. “Çështja e Kërçovës është e veçantë, ku ka edhe garë etnike. Kryesisht garën e bëjnë dy partitë me të fuqishme në kuadër të…
Nga Kim Mehmeti Jo nga sot, por qysh se ekziston ajo si e pavarur, Maqedoninë e kanë drejtuar sunduesit maqedonas të ndihmuar nga vasalët shqiptarë. Dhe ai vasalitet kurrë nuk ka qenë kaq i dukshëm sa sot, kur atë e përbëjnë ‘motrat’ e përdala politike të vëllazërisë së ‘VLEN-it’. Dhe jo nga sot, por qysh se kanë filluar të bëhen pjesë e qeverive maqedonase, pushtetarët shqiptarë kanë bërë çmos që të jenë sa më promaqedonas e sa më properëndimorë, duke harruar se votën e kanë marrë nga populli i vet për të qenë vetëm sa më proshqiptarë. Dhe mbase kurrë…
BDI përmes një kumtese ka reaguar sot duke e quajtur situatën e rënduar ekonomike dhe sociale që po përjetojnë qytetarët. “Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësim për situatën e rënduar ekonomike dhe sociale që po përjetojnë qytetarët, të cilët përballen me fatura të papërballueshme të energjisë elektrike, çmime të larta të produkteve bazë dhe një mungesë të plotë të masave qeveritare për të zbutur pasojat e krizës. Familjet e zakonshme nuk mund të përballojnë më koston e jetesës, ndërsa qeveria vazhdon të merret me çështje të pavlera dhe debate të qëllimshmesi ajo e stemës për të shmangur vëmendjen nga…
Ish drejtori i Ansamblit ryeshërbëtori i Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut përmes një postimi në facebook thotë se pasardhësi i tij nuk plotëson kushtet për të udhëhequr institucion nacional. “Isha për 5 vite Kryeshërbëtori i Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, e jo thjesht një ushtrues detyre që krekoset me shallin në qafë, rakinë në tavolinë dhe marrëzitë që i ka pjesë të jetës! Pasardhësi im nuk mund të jetë dikush që nuk plotëson kushtet për të udhëhequr një institucion nacional për shkak të problemeve…