Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Politiko
    • BALLINA
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Politiko
    Home»RAJON & BOTA»Lindjet në rënie rekord; niveli i fertilitetit është përgjysmuar, shkak emigracioni masiv
    RAJON & BOTA

    Lindjet në rënie rekord; niveli i fertilitetit është përgjysmuar, shkak emigracioni masiv

    PolitikoBy PolitikoFebruary 14, 2023No Comments2 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Tre vitet e fundit po shtojnë alarmin, se shtesa natyrore e popullsisë po shkon drejt zeros.

    Të dhënat më të fundit të vitit që lamë pas, tregojnë se shtesa natyrore e vendit ishte 675 persona, më e ulëta historike.

    Përjashtim bën vetëm viti 2021, ku patëm një tregues negative të shtesës së popullsisë, për shkak të numri të lartë të vdekjeve.

    Shkaku kryesorë i këtij fenomeni është emigracioni.

    Shtesa natyrore në vitin që lam pas ishte 675 persona, duke shtuarse emigracioni që vleresohet se mund të jetë 20-30 mijë persona, kemi të bëjmë me një shtesë negative. Emigracionit nëse do ti shtojmë edhe numrin e ulët të lindjeve, e bëjnë këtë fenomon një këmbanë alarmi për qeverine, e cila duhet ti marrë në konsideratë këto tregues-shprehet Koco Broka ekspert ekonomie.

    Nëse do t’i referohemi numrit të lindjeve, ato arritën në 23 mijë në vitin 2022, ose 13, 5 % më pak se 2021.

    Edhe ky tregues është më i ulëti në 2 dekadat e fundit. Shifrat e vdekjeve iu rikthyen niveleve të mëparshme me 22 mijë, ose 37% më pas se vitin e kaluar.

    Niveli I fertilitetit në vendin tonë ka rënë ndjeshëm, nga 3.2 lindje për cdo femër që ishte në vitet ’90, në 2022 ky tregues ra në 1.34. Ky është treguesi më I ulët në Europë. Që shoqëria të ketë një riprodhim në nivele të zakonshme ky tregues duhet të jetë 2.1 lindje për cdo femër-vijon më tej eksperti.

    Ekspertët prej kohësh kërkojnë rishikimin e skemës së pensionit, e cila në vitet në vijim do të thellojë më tej defiçitin.

    Pas disa vitesh ne do të kemi më shumë persona që do të dalin në pension sesa të punësuar dhe kjo do të jetë problemi më I madh për skemën e pensionieve e cila duhet rishikuar që sot për ti paraprirë këtyrë zhvillimeve në të ardhmen.

    Qeveria ka paralajmëruar se do të rrisë pagën minimale, për ta çuar atë në kufijtë e 40 mijë lekëve, një lëvizje kjo që shkon në favor të skemës së pensioneve. Por ekspertët thonë se kjo masë është e pamjaftueshme.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Related Posts

    Tjetër atentat ndaj Trumpit? Një burrë me armë të mbushur në kapacitet të lartë arrestohet në tubimin e tij në Coachella

    October 13, 2024

    Policia apel protestuesve: Ndaloni sulmin me lëndë piroteknike, mbi punonjësit e policisë

    October 7, 2024

    Osmani: Tavolina në dialogun Kosovë-Serbi është përmbysur, të kthehet barazia

    September 1, 2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    BDI: Ja dëshmia për Kryeministrin, akuzat e bashkëpuntorit tuaj të ngushtë ndaj Izet Mexhitit për korrupsion

    February 28, 2025

    BDI përmes një video i përgjgigjet kryeministrit Mickoski i cili kërkoi fakte mbi akuzat për…

    Arifi: Çerdhja në Likovë hapet në fund të muajit shkurt

    February 24, 2025

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    February 21, 2025

    BDI: Të quash shqiptarët e Kosovës “qytetarë shqipfolës të Serbisë” është ofendim i rëndë, VLEN të distancohet nga ky veprim

    February 20, 2025

    ASH: Luani i VMRO-së në stemën e policisë, rikthehet “MVR-VMRO” si në kohën e Gruevskit dhe Jankullovskës

    February 20, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2025 Politiko. Designed by Politiko.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.