Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Politiko
    • BALLINA
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Politiko
    Home»MAQEDONI»Ish drejtori Tolaj: “Ansambli në Kolaps – Drejtori me Shall, Mindil e Raki, Artistët në Rrugë!”
    MAQEDONI

    Ish drejtori Tolaj: “Ansambli në Kolaps – Drejtori me Shall, Mindil e Raki, Artistët në Rrugë!”

    PolitikoBy PolitikoFebruary 19, 2025No Comments2 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ish drejtori i Ansamblit ryeshërbëtori i Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut përmes një postimi në facebook thotë se pasardhësi i tij nuk plotëson kushtet për të udhëhequr institucion nacional.

    “Isha për 5 vite Kryeshërbëtori i Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, e jo thjesht një ushtrues detyre që krekoset me shallin në qafë, rakinë në tavolinë dhe marrëzitë që i ka pjesë të jetës! Pasardhësi im nuk mund të jetë dikush që nuk plotëson kushtet për të udhëhequr një institucion nacional për shkak të problemeve me ligjin – fakte që dihen dhe dokumentohen. Prandaj, sot kemi thjesht një “ushtrues detyre”, të cilit nuk do t’ia besoja as një tufë delesh për t’i udhëhequr.

    Më vjen keq për artistët e përkushtuar dhe atdhetarët e vërtetë, sidomos për pjesën më të madhe të ish-punonjësve që janë mashtruar dhe lënë jashtë institucionit, falë këtij njeriu të përkohshëm në krye. Dhe ja ku jemi sot: ansambli, që nga 25 korriku 2024, është në gjendje të mjerueshme. Nuk ka rrymë elektrike, mbeturinat kanë vërshuar sallën e Armatës dhe asgjë nuk funksionon – rezultat i ambicieve të sëmura të këtij farë ushtruesi, që ka më shumë merak ta zhvendosë ansamblin në Tetovë, sa më afër shtëpisë së tij, sesa ta mbajë gjallë një institucion kulturor kombëtar.

    Në vend që mediat të vazhdojnë të merren me emrin tim – edhe pas tre ndërrimesh të ushtruesve të detyrës që nga shtatori – do të duhej të pyesnin:
    • Çfarë organizoi ky “drejtor” për Festën e Pavarësisë më 28 Nëntor?
    • Ku mbeti Dita e Plisit?
    • Çfarë do të bëjë për Epopenë e UÇK-së në Skenderaj?
    • Përse ende gjysma e artistëve të mrekullueshëm të ansamblit janë në rrugë?

    Por, siç duket, nga mungesa e takatit të tij, më tepër vërehet mungesa ime sesa prezenca e një të tilli, që nuk ngjan as më pak e as më shumë se në “Të Mjerin” e Viktor Hygosë!” – ka shkruar Shkodran Tolaj. /tvklan.mk

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Related Posts

    BDI: Ja dëshmia për Kryeministrin, akuzat e bashkëpuntorit tuaj të ngushtë ndaj Izet Mexhitit për korrupsion

    February 28, 2025

    Arifi: Çerdhja në Likovë hapet në fund të muajit shkurt

    February 24, 2025

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    February 21, 2025
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    BDI: Ja dëshmia për Kryeministrin, akuzat e bashkëpuntorit tuaj të ngushtë ndaj Izet Mexhitit për korrupsion

    February 28, 2025

    BDI përmes një video i përgjgigjet kryeministrit Mickoski i cili kërkoi fakte mbi akuzat për…

    Arifi: Çerdhja në Likovë hapet në fund të muajit shkurt

    February 24, 2025

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    February 21, 2025

    BDI: Të quash shqiptarët e Kosovës “qytetarë shqipfolës të Serbisë” është ofendim i rëndë, VLEN të distancohet nga ky veprim

    February 20, 2025

    ASH: Luani i VMRO-së në stemën e policisë, rikthehet “MVR-VMRO” si në kohën e Gruevskit dhe Jankullovskës

    February 20, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2025 Politiko. Designed by Politiko.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.