Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Politiko
    • BALLINA
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Politiko
    Home»MAQEDONI»Gazeta Zyrtare e RMV-së shpërfill në tërësi gjuhën shqipe
    MAQEDONI

    Gazeta Zyrtare e RMV-së shpërfill në tërësi gjuhën shqipe

    PolitikoBy PolitikoFebruary 19, 2025No Comments2 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Në shënimin e 80 vjetorit të themelimit të Gazetës Zyrtare në Maqedoninë e Veriut, asnjë shkronjë në gjuhën shqipe.

    As në materialin e shtypur që iu shpërnda të pranishmëve. As në video materialin që u prezantua në sallë në asnjërin prej fjalimeve, nuk pati asnjë fjalë dhe asnjë shkronjë në gjuhën shqipe, edhe pse Gazeta Zyrtare që nga viti 2002, përveç në gjuhën maqedonase funksionon edhe në gjuhën shqipe.

    “Botimi ‘Gazeta Zyrtare e Maqedonisë së Veriut’ shtypet dhe publikohet në gjuhën maqedonase dhe në gjuhë tjetër zyrtare që e flasin së paku 20 % e qytetarëve e që i përkasin bashkësive”, thonë nga Gazeta Zyrtare.

    Në këtë institucion, sipas të dhënave zyrtare, nga gjithsej 56 të punësuar, 38 janë maqedonas, 13 shqiptarë dhe nga 1 të bashkësitë e tjera etnike. Përkthyer në përqindje, 68 për qind e të punësuarve janë maqedonas dhe 23,2 shqiptarë.
    Në pozita udhëheqëse, ka vetëm 1 shqiptarë, duke e bërë që raporti maqedonas shqiptarë të jetë 8 me 1.

    Kompetentët për festën e shënimit të përvjetorit të 80, nuk kishin paraparë dhe nuk dhanë deklarata për mediat. Gjatë fjalimit të tij përmes foltores, drejtori i këtij institucioni vendosi në fokus transformimin dixhital.

    “Para nesh qëndrojnë sfida në teknologjitë moderne, inteligjenca artificiale dhe e ashtuquajtura teknologjia blokchain teknologji, që do të sigurojnë automatizim, siguri dhe efikasitet më të madh të proceseve”, tha Vlladimir Kronevski, drejtor i Gazetës Zyrtare.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Related Posts

    BDI: Ja dëshmia për Kryeministrin, akuzat e bashkëpuntorit tuaj të ngushtë ndaj Izet Mexhitit për korrupsion

    February 28, 2025

    Arifi: Çerdhja në Likovë hapet në fund të muajit shkurt

    February 24, 2025

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    February 21, 2025
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    BDI: Ja dëshmia për Kryeministrin, akuzat e bashkëpuntorit tuaj të ngushtë ndaj Izet Mexhitit për korrupsion

    February 28, 2025

    BDI përmes një video i përgjgigjet kryeministrit Mickoski i cili kërkoi fakte mbi akuzat për…

    Arifi: Çerdhja në Likovë hapet në fund të muajit shkurt

    February 24, 2025

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    February 21, 2025

    BDI: Të quash shqiptarët e Kosovës “qytetarë shqipfolës të Serbisë” është ofendim i rëndë, VLEN të distancohet nga ky veprim

    February 20, 2025

    ASH: Luani i VMRO-së në stemën e policisë, rikthehet “MVR-VMRO” si në kohën e Gruevskit dhe Jankullovskës

    February 20, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2025 Politiko. Designed by Politiko.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.