Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Politiko
    • BALLINA
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Politiko
    Home»MAQEDONI»BDI: Deri sa qeveria defokuson me stemën, vendi në izolim, qytetarët luftojnë për mbijetesë
    MAQEDONI

    BDI: Deri sa qeveria defokuson me stemën, vendi në izolim, qytetarët luftojnë për mbijetesë

    PolitikoBy PolitikoFebruary 20, 2025No Comments2 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    BDI përmes një kumtese ka reaguar sot duke e quajtur situatën e rënduar ekonomike dhe sociale që po përjetojnë qytetarët.

    “Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësim për situatën e rënduar ekonomike dhe sociale që po përjetojnë qytetarët, të cilët përballen me fatura të papërballueshme të energjisë elektrike, çmime të larta të produkteve bazë dhe një mungesë të plotë të masave qeveritare për të zbutur pasojat e krizës.

    Familjet e zakonshme nuk mund të përballojnë më koston e jetesës, ndërsa qeveria vazhdon të merret me çështje të pavlera dhe debate të qëllimshmesi ajo e stemës për të shmangur vëmendjen nga dështimet e saj.

    Inflacioni i pakontrolluar ka shkatërruar fuqinë blerëse, qytetarët paguajnë gjithnjë e më shumë për të siguruar nevojat bazë, por nuk marrin asnjë ndihmë nga institucionet shtetërore për të lehtësuar barrën e qytetarëve që sot ndodhen në prag të mbijetesës.

    Në vend që të merret me politikat e duhura për të përmirësuar jetën e njerëzve, qeveria po e zhyt vendin edhe më thellë në izolim.

    Integrimi në Bashkimin Evropian është bllokuar dhe qeveria nuk ka asnjë strategji për ta zhbllokuar këtë proces. Ndërkohë që vendet e rajonit avancojnë, qytetarët tanë janë të detyruar të përballen me pasiguri ekonomike dhe mungesë perspektive.

    Nëpër zyrat e pushtetit vazhdon luksi dhe indiferenca, ndërsa qytetarët nuk mund të përballojnë më as faturat e muajit të ardhshëm.

    Kjo qeveri ka zgjedhur të udhëheqë me propagandë dhe jo me veprime, duke e lënë vendin në krizë të thellë dhe duke manipuluar opinionin me tema të parëndësishme.

    BDI nuk do të qëndrojë duarkryq përballë kësaj katastrofe sociale dhe ekonomike.

    Të drejtat dhe mirëqenia e qytetarëve nuk mund të jenë më viktimë e papërgjegjshmërisë qeveritare.

    Përballë kësaj varfërie të imponuar, këtij izolimi të rrezikshëm dhe kësaj politike të shurdhët, zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet më fort se kurrë” – thonë nga BDI.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Related Posts

    BDI: Ja dëshmia për Kryeministrin, akuzat e bashkëpuntorit tuaj të ngushtë ndaj Izet Mexhitit për korrupsion

    February 28, 2025

    Arifi: Çerdhja në Likovë hapet në fund të muajit shkurt

    February 24, 2025

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    February 21, 2025
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    BDI: Ja dëshmia për Kryeministrin, akuzat e bashkëpuntorit tuaj të ngushtë ndaj Izet Mexhitit për korrupsion

    February 28, 2025

    BDI përmes një video i përgjgigjet kryeministrit Mickoski i cili kërkoi fakte mbi akuzat për…

    Arifi: Çerdhja në Likovë hapet në fund të muajit shkurt

    February 24, 2025

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    February 21, 2025

    BDI: Të quash shqiptarët e Kosovës “qytetarë shqipfolës të Serbisë” është ofendim i rëndë, VLEN të distancohet nga ky veprim

    February 20, 2025

    ASH: Luani i VMRO-së në stemën e policisë, rikthehet “MVR-VMRO” si në kohën e Gruevskit dhe Jankullovskës

    February 20, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2025 Politiko. Designed by Politiko.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.