Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Politiko
    • BALLINA
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Politiko
    Home»RAJON & BOTA»Opozita kërkon koordinim për urën e Ibrit
    RAJON & BOTA

    Opozita kërkon koordinim për urën e Ibrit

    PolitikoBy PolitikoAugust 20, 2024No Comments2 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Sa i takon hapjes së urës së Ibrit, edhe opozita ka vazhduar ta theksojë rëndësinë e koordinimit me aleatët ndërkombëtarë.

    Një javë më parë, është publikuar raporti fillestar, sipas të cilit ura mbi Ibër është e qëndrueshme, ndërkohë që ende nuk ka një datë kur kjo urë mund të hapet për qarkullim të automjeteve.

    “As nuk do t’i befasojmë aleatët tanë evropianë e amerikanë, por as nuk do të mund të lejojmë që kjo çështje të zvarritet pafundësisht”, kështu deklaroi kryeministri Albin Kurti mbrëmë, në një intervistë për Zërin e Amerikës, teksa foli për mundësinë e hapjes së urës mbi lumin Ibër, për çka tha se kurrë nuk ka pasur më shumë konsultim e koordinim.

    Por Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë thënë se ka rrezik real i lidhur me hapjen e urës në Mitrovicë në këtë kohë, që mund të ndikojë në sigurinë e ushtarëve të NATO-s, përfshirë ata amerikanë derisa Brukseli kërkon që për hapjen e urës Kosova të diskutojë me Serbinë në kuadër të dialogut.

    Nga opozita kanë deklaruar se koordinimi me aleatët ndërkombëtarë për këtë çështje është i domosdoshëm.

    “Kosova kur është koordinuar me aleatët ka korrur fitore e suksese shumë më të mëdha sesa hapja e një ure e cila edhe ashtu është e hapur për njerëz, mund të lëvizin, qarkullimi është I mbyllur vetëm për automjete. Kjo është një betejë shumë e vogël, shumë simbolike të cilën jam e bindur që nëse kryeministri tregohet I matur dhe koordinohet me aleatët do të mund të arrihet shpejt”, tha Vlora Çitaku nga PDK-ja.

    “Me e pru punën që me të thanë KFOR-i s’muj kalon në urë, nuk është një sukses për Kosovën. Më shumë i besoj ushtarit amerikan në veri se Albin Kurtit, se Sveçlës, se Elbert Krasniqit që shkojnë e bëjnë syreta përditë. Po i besoj Policisë së Kosovës, ushtrisë së Kosovës, ata janë bashkëluftëtarë të mi, plot prej tyre, por nuk i besoj Kurtit”, tha kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

    Një javë më parë është publikuar raporti fillestar sipas të cilit, ura mbi Ibër është e qëndrueshme ndërkohë që ende nuk ka një datë kur kjo urë mund të hapet për qarkullim të automjeteve. /rtk

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Related Posts

    Tjetër atentat ndaj Trumpit? Një burrë me armë të mbushur në kapacitet të lartë arrestohet në tubimin e tij në Coachella

    October 13, 2024

    Policia apel protestuesve: Ndaloni sulmin me lëndë piroteknike, mbi punonjësit e policisë

    October 7, 2024

    Osmani: Tavolina në dialogun Kosovë-Serbi është përmbysur, të kthehet barazia

    September 1, 2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    BDI: Ja dëshmia për Kryeministrin, akuzat e bashkëpuntorit tuaj të ngushtë ndaj Izet Mexhitit për korrupsion

    February 28, 2025

    BDI përmes një video i përgjgigjet kryeministrit Mickoski i cili kërkoi fakte mbi akuzat për…

    Arifi: Çerdhja në Likovë hapet në fund të muajit shkurt

    February 24, 2025

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    February 21, 2025

    BDI: Të quash shqiptarët e Kosovës “qytetarë shqipfolës të Serbisë” është ofendim i rëndë, VLEN të distancohet nga ky veprim

    February 20, 2025

    ASH: Luani i VMRO-së në stemën e policisë, rikthehet “MVR-VMRO” si në kohën e Gruevskit dhe Jankullovskës

    February 20, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2025 Politiko. Designed by Politiko.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.