Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Politiko
    • BALLINA
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Politiko
    Home»MAQEDONI»Ligji për “Branitellat”, Aliti: Provokim, ligji të përfshijë edhe ish-ushtarët e UÇK-së!
    MAQEDONI

    Ligji për “Branitellat”, Aliti: Provokim, ligji të përfshijë edhe ish-ushtarët e UÇK-së!

    politiko1By politiko1September 15, 2024No Comments2 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Lufta e Ushtrisë Çlirimtare ishte e drejtë dhe e pastër, ka mbrojtur pragun dhe jetën e shqiptarëve. Kështu deklaron Rafiz Aliti, i njohur si Komandant “Msusi”.

    “Msusi” i luftës thotë se si përfaqësues politik për statusin e ish ushtarëve ka biseduar me dy kampet politike, si me LSDM po edhe me VMRO-në.

    “Lufta ishte e drejtë, ne i mbrojtëm vatrat tona, ne nuk shkuam as në Strumicë as në Vallandovë që ti okupojmë shtëpitë e tyre, përkundrazi, ata që thirren se ishin “branitella” granatuan fshatrat dhe shtëpitë shqiptare. Ishin ata që pësuan, civilët, nëpër fshatrat tonë. I them këto se gjërat duhet të thuhen dhe shiqohen drejtë pasiqë ka kaluar një kohë. Gjithsesi se statusi i ish ushtarëve të UÇK-së duhet të zgjidhet, ne kemi pasur bisedime edhe me LSDM-në edhe me VMRO-në, por nuk kemi arritur në atë pikë që të bëjmë një marrëveshje. Qeveria jo-legjitime, do të thoja për shkak se është jo legjitime të zgjedh këtë çështje. Gjithsesi, çdo iniciativë e sinqertë në këtë drejtim do ta ketë përkrahjen tonë”, tha Msusi.

    Komenton edhe propozimin e fundit për ligjin e “Branitellave”.

    “Çdo iniciativë do të thoja e njëanshme do të thoja se është provokim. Të gjithë ndjehemi të provokuar prej kësaj. Nuk është e ndershme nga cilido subjekt politik që merr iniciativa të këtilla, them se nuk është e ndershme që ti vendos në rrafsh të pa barabartë ata që luftuan 2001-shin. Pavarësisht në cilën anë është. Ne, e them edhe njëherë kemi qenë dhe jemi të gatshëm. Unë kam bërë edhe thirrje publike që për iniciativa të sinqerta jam i gatshëm të ulem me secilin dhe të arrijmë marrëveshje dhe të sjellim një ligj, gjithëpërfshirës”, deklaroi ai.

    Ndryshe, Rafiz Aliti, “Msusi” ka qenë Komandant i UÇK-së, brigada 115, pas luftës ka qenë aktiv edhe në politikë. Ka vepruar në partinë e dalë nga lufta, Bashkimi Demokratik për Integrim. /tvklan.mk

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Related Posts

    BDI: Ja dëshmia për Kryeministrin, akuzat e bashkëpuntorit tuaj të ngushtë ndaj Izet Mexhitit për korrupsion

    February 28, 2025

    Arifi: Çerdhja në Likovë hapet në fund të muajit shkurt

    February 24, 2025

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    February 21, 2025
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    BDI: Ja dëshmia për Kryeministrin, akuzat e bashkëpuntorit tuaj të ngushtë ndaj Izet Mexhitit për korrupsion

    February 28, 2025

    BDI përmes një video i përgjgigjet kryeministrit Mickoski i cili kërkoi fakte mbi akuzat për…

    Arifi: Çerdhja në Likovë hapet në fund të muajit shkurt

    February 24, 2025

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    February 21, 2025

    BDI: Të quash shqiptarët e Kosovës “qytetarë shqipfolës të Serbisë” është ofendim i rëndë, VLEN të distancohet nga ky veprim

    February 20, 2025

    ASH: Luani i VMRO-së në stemën e policisë, rikthehet “MVR-VMRO” si në kohën e Gruevskit dhe Jankullovskës

    February 20, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2025 Politiko. Designed by Politiko.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.