Një tragjedi ka tronditur Çekinë sot në orët e hershme të ditës, kur një tren i shpejtë i linjës IC 546 ka goditur një kamion që kishte hyrë në binarë. Ngjarja ka ndodhur pranë një fshati të quajtur Dolni Lutini, afër qytetit Karvina, në pjesën verilindore të vendit.
Policia ka njoftuar se shoferi i trenit, një punonjës i kompanisë së transportit hekurudhor, ka vdekur në vendin e ngjarjes. Në tren udhëtonin rreth 60 persona, të cilët u evakuuan menjëherë. Rreth 20 prej tyre u dërguan në spital për trajtim, disa prej tyre me gjendje të rëndë.
Shkaku i aksidentit nuk dihet ende, por autoritetet kanë filluar hetimet për të zbuluar përgjegjësitë. Ky është një nga aksidentet më të rënda të trenave në historinë e Çekisë. (politiko.mk)