Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Politiko
    • BALLINA
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Politiko
    Home»MAQEDONI»Horoskopi ditor,14 nëntor 2024
    MAQEDONI

    Horoskopi ditor,14 nëntor 2024

    sport1By sport1November 13, 2024No Comments3 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Dashi
    Vijon një gjendje e përgjithshme nervozizmi, por kjo e mërkurë parashikohet të jetë më e mirë në raport me ditët e mëparshme. Duhet të mundoheni të bëni qartësi në zemrën tuaj dhe mos u fiksoni pas gjërave të kota. Ditët më të mira për dashurinë do të jenë në fundjavë. Sa i takon punës, parashikohet një ditë mjaft e ngjeshur.

    Demi
    Kjo e mërkurë do të jetë mjaft pozitive për të lindurit e kësaj shenje, për shkak të ndikimit të Hënës dhe Venusit. Ju pret një periudhë mjaft pozitive, në sajë të ndikimit të favorshëm të yjeve, sidomos sa i takon sferës profesionale. Sa i takon dashurisë, do të ketë një rikuperim të ndjeshëm.

    Binjakët
    Parashikohet një ditë e mbushur me nervozizëm. Duhet të mundoheni që të gjeni një zgjidhje lidhur me disa vështirësi në fushën profesionale, duke lënë pas shpine disa situata të së kaluarës, të cilat janë të pamundura për tu zgjidhur.

    Gaforrja
    Gjatë kësaj dite streha e dashurisë dhe raportet me të tjerët do ju nervozojnë. Parashikohet që të gjeni një zgjidhje të frytshme, lidhur me një situatë të vështirë që keni kaluar.

    Luani
    Kjo e mërkurë nuk do të jetë në ritmin e duhur për të lindurit e kësaj shenje. Parashikohet që të keni probleme shëndetësore. Po ashtu do të haseni me vështirësi edhe në familje dhe në punë. Këshillohet që të bëni një reflektim të gjatë.

    Virgjëresha
    Kjo është një ditë e shkëlqyer për të lindurit e kësaj shenje. Parashikohet një e mërkurë mjaft pozitive sa i takon sferës profesionale, ku do të merrni disa konfirmime mjaft të rëndësishme.

    Peshorja
    Do të ndjeni nevojë të madhe për tu përqendruar në gjetjen e zgjidhjeve të rëndësishme në sferën profesionale. Duhet të përpiqeni të rigjeni qetësinë edhe nga pikëpamja sentimentale dhe familjare.

    Akrepi
    Kjo ditë do të ketë rikuperim të ndjeshëm gjatë kësaj të mërkure, ku yjet do të kenë një ndikim mjaft pozitiv. Pas disa ditësh vërtetë të rënda, do të arrini që të rigjeni entuziazmin dhe dëshirën për të dashuruar. Pikërisht sa i takon dashurisë, ka ardhur momenti që të ktheni faqe dhe të lini pas krahëve historitë e përfunduara.

    Shigjetari
    Parashikohet një ditë aspak nën ritmin e duhur. Madje do të përjetoni një gjendje tensioni dhe nervozizmi, ndoshta për shkak të përgjigjeve që prisni, por që vonojnë të vijnë. Raportet ndërpersonale parashikohen mjaft të komplikuara. Do të ndjeni nevojën për të pushuar më shumë, para se të përfshiheni në projekte të reja.

    Bricjapi
    Kjo e mërkurë do të jetë mjaft interesante sa i takon mundësive profesionale. Do të merrni më shumë konfirmime dhe suksese, lidhur me lidhje dhe projekte që ju interesojnë, shkruan noa.al. Sa i takon ndjenjave, rikuperimi do të ndodhë vetëm në fundjavë.

    Ujori
    Edhe pse kjo është një javë mjaft pozitive, e mërkura nuk do të jetë aspak e favorshme, sidomos sa i takon financave. Mundohuni që të shtrëngoni dorën dhe të mos bëni shpenzime të kota. Dashuria do të jetë në ekuilibër, por duhet ti kushtoni më shumë rëndësi.

    Peshqit
    Ndikimi tranzit i Hënës, do të jetë një element force për të lindurit e kësaj shenje. Kjo e mërkurë parashikon një ndikim mjaft të favorshëm të yjeve në sferën profesionale, pavarësisht një situate familjare dhe sentimentale të komplikuar që keni kaluar së fundmi.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Related Posts

    BDI: Ja dëshmia për Kryeministrin, akuzat e bashkëpuntorit tuaj të ngushtë ndaj Izet Mexhitit për korrupsion

    February 28, 2025

    Arifi: Çerdhja në Likovë hapet në fund të muajit shkurt

    February 24, 2025

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    February 21, 2025
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    BDI: Ja dëshmia për Kryeministrin, akuzat e bashkëpuntorit tuaj të ngushtë ndaj Izet Mexhitit për korrupsion

    February 28, 2025

    BDI përmes një video i përgjgigjet kryeministrit Mickoski i cili kërkoi fakte mbi akuzat për…

    Arifi: Çerdhja në Likovë hapet në fund të muajit shkurt

    February 24, 2025

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    February 21, 2025

    BDI: Të quash shqiptarët e Kosovës “qytetarë shqipfolës të Serbisë” është ofendim i rëndë, VLEN të distancohet nga ky veprim

    February 20, 2025

    ASH: Luani i VMRO-së në stemën e policisë, rikthehet “MVR-VMRO” si në kohën e Gruevskit dhe Jankullovskës

    February 20, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2025 Politiko. Designed by Politiko.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.