Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Politiko
    • BALLINA
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Politiko
    Home»RAJON & BOTA»Bilçik: Asociacioni dhe ngjarjet në Banjskë kanë ndikuar në humbjen e besueshmërisë së Sërbisë në sytë e partnerëve evropianë
    RAJON & BOTA

    Bilçik: Asociacioni dhe ngjarjet në Banjskë kanë ndikuar në humbjen e besueshmërisë së Sërbisë në sytë e partnerëve evropianë

    politiko1By politiko1June 6, 2024No Comments2 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Vladimir Bilcik, ka deklaroi se Serbia ka ende shumë për të bërë në lidhje me anëtarësim në BE dhe beson se përparimi dhe mbështetja për Serbinë në një kuptim më të gjerë do të ishte më e lehtë nëse ajo do të merrej me çështjet e saja.

    Në të njëjtën kohë, Bilcik thotë se shpreson se dialogu do të vazhdojë.

    “Ka një realitet të ri në dialog, së paku në letër, ka dritë në fund të tunelit se si do të përfundojë dialogu, por gjithashtu ekzistojnë edhe pengesa serioze, ka thënë Bilcik në një intervistë për agjencinë serbe të lajmeve “Tanjug”.

    Bilcik gjithashtu ka thënë se “Asociacioni është e rëndësishëm nga perspektiva e BE-së dhe ajo që është e rëndësishme është se mund të shihet edhe në deklaratat e politikanëve evropianë”.

    “Një çështje tjetër që duhet të zgjidhet janë ngjarjet në Banjskë. Ky nuk është fokusi për momentin, por çështja do të vazhdojë të ngrihet. Që nga ajo ngjarje, Serbia ka humbur një pjesë të besueshmërisë së saj në sytë e partnerëve të saj evropianë. Kjo mund të rikthehet me pjesëmarrje konstruktive në dialog, me mbylljen e rastit në Banjskë”, ka thënë ai.

    Ai ka thënë gjithashtu se kapitulli 35 i negociatave për anëtarësim të Serbisë në BE është mënyra e vetme për t’i dhënë fund “pjesës së errët të historisë së rajonit”.

    “E di që njerëzit janë të lodhur, por nëse shikoj dialogun katër, pesë vjetëve të kaluar, janë arritur shumë gjëra praktike që ishin të paimagjinueshme – targa, karta identiteti. Tani po flasim për vendime të mëdha dhe prandaj Kosova duhet të bëjë pjesën e saj, por ne kemi një realitet tjetër në dialog që nga vjeshta dhe priten përgjigje nga Serbia. Unë e shikoj nga perspektiva ime si politikan evropian – nëse dëshiron të ndihmosh një vend, duhet të kesh argumente në favor të atij vendi”, ka përfunduar Bilçik.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Related Posts

    Tjetër atentat ndaj Trumpit? Një burrë me armë të mbushur në kapacitet të lartë arrestohet në tubimin e tij në Coachella

    October 13, 2024

    Policia apel protestuesve: Ndaloni sulmin me lëndë piroteknike, mbi punonjësit e policisë

    October 7, 2024

    Osmani: Tavolina në dialogun Kosovë-Serbi është përmbysur, të kthehet barazia

    September 1, 2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    BDI: Ja dëshmia për Kryeministrin, akuzat e bashkëpuntorit tuaj të ngushtë ndaj Izet Mexhitit për korrupsion

    February 28, 2025

    BDI përmes një video i përgjgigjet kryeministrit Mickoski i cili kërkoi fakte mbi akuzat për…

    Arifi: Çerdhja në Likovë hapet në fund të muajit shkurt

    February 24, 2025

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    February 21, 2025

    BDI: Të quash shqiptarët e Kosovës “qytetarë shqipfolës të Serbisë” është ofendim i rëndë, VLEN të distancohet nga ky veprim

    February 20, 2025

    ASH: Luani i VMRO-së në stemën e policisë, rikthehet “MVR-VMRO” si në kohën e Gruevskit dhe Jankullovskës

    February 20, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2025 Politiko. Designed by Politiko.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.