Author: politiko1

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, ka kritikuar ashpër veprimin e ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, i cili u paraqit në veri të Kosovës për të hequr një bilbord ilegal me fotografitë e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe atij rus, Vladimir Putin. Halimi e quajti këtë veprim një akt populizmi dhe spekulimi politik, dhe e pyeti se a po e lëshon rrugën për formimin e Asociacionit të komunave serbe. “Nuk mund të shpenzosh një mandat me gjeste simbolike që nxisin nacionalizmin. Qeveria duhet të tregojë patriotizëm duke u shërbyer qytetarëve dhe duke zgjidhur problemet e tyre. Ministri i Brendshëm nuk bën…

Read More

“Ngritja e faktorit politik shqiptar deri në majat e pushtetit në Maqedoninë e Veriut, dëshmon për emancipim politik dhe vizionin e tyre për shtetin dykombësh si model i avansuar.” Kështu është shprehur për portalin indeks.mk, analisti I njohur Kosovar, Halil Matoshi. Sipas tij, shqiptarët e kanë sot një Kryeministër në Maqedoninë e Veriut, jo si rezultat i identitetit të ngurtë etnik, por si hapje ndaj kulturave e gjuhëve tjera, me solidarësi qytetare para veçimit etnik. Në këtë kontekst, ai veçon edhe meritat e faktorit politik shqiptar më të përfaqësuar këtyre dy dekadave të fundit, BDI-së dhe liderit të saj Ali…

Read More

Një pastruese 62-vjeçare në një fabrikë në Dover, Britani e Madhe, është përballur me akuzat se ka përzier tableta të shtypura të Viagra-s me kafenë që u servirte kolegëve të saj çdo mëngjes, sipas raporteve nga “The Guardian”. Karen Beale, e cila punonte në Envirograph, një kompani që bënte materiale të mbrojtjes nga zjarri, u kap në kamerë duke shtuar një substancë të dyshimtë në kafenë e saj, para se t’ua jepte dy kolegeve të saj. Kamera u vendos pasi punëtorët filluan të ankoheshin për kafenë e saj, e cila kishte një shije të keqe, njolla të errëta dhe një…

Read More

Analisti politik Petar Arsovski ka komentuar ardhjen e kryeministrit të parë shqiptar, duke e quajtur atë një zhvillim pozitiv për integrimin ndëretnik dhe stabilitetin politik në historinë e Maqedonisë së Veriut. Arsovski ka shtuar se Maqedonia nuk humb asgjë me një emërim të tillë, por përkundrazi, fiton një shans për të treguar se është një vend i hapur dhe tolerues ndaj diversitetit etnik. Ai ka theksuar se rezistenca e disa maqedonasve etnikë ndaj një kryeministri shqiptar është më shumë një pasojë e krizës politike dhe mosbesimit ndaj institucioneve sesa një shprehje e nacionalizmit. Shton se kështu dhe thyhen disa tabu…

Read More

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi i shoqëruar nga kolegët ministra nga kabineti Qeveritarë dhe drejtori i rrugëve, Ejup Rrustemi kanë promovuar rikonstruimin dhe zgjërimin e rrugës Shkup-Bllacë Grubi para mediave tha se brenda periudhës sa janë në Qeveri kanë bërë revulucion të paparë në infrastrukturë e cila sipas tij, dëshmohet edhe nga vet kompanitë e angazhuara, raporton indeks.mk Deklaron se është në përfundim e sipër edhe 2 kilometërshi i parë i autostradës dhe pritet që brenda javësh të nis procedura tenderuese për 10 kilometërshin e mbetur. “Në përfundim është edhe dy kilometërshi i famshëm i autostradës Shkup-Bllacë i cili brenda…

Read More

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi në lançimin e Qendrës së re të Transplantit të Qelizave Staminale Hematopoetike në Klinikën e Hematologjisë falenderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës që sipas Grubit ndihmojnë vendin tonë në ndërtimin e spitaleve, çerdheve, rrugëve dhe na ndihmon në rrugën drejtë Bashkimit Evropian. Sipas tij, përdallim nga SHBA-ja, është Rusia që vendit tonë i sjellë vetëm probleme, turbulence dhe ka për qëllim që vendin ta largojë nga rruga e BE-së, raporton indeks.mk Tha se janë qytetarët vetë ata që duhet ta bëjnë dallimin dhe vlerësojnë ndihmën që e jep SHBA-ja për vendin tonë. “Para disa ditësh…

Read More

Presidenti ukrainas Vlladimir Zelenski ka kërkuar një hetim ndërkombëtar pas rrëzimit të avionit Il-76 në rajonin Voronezh pranë kufirit të Rusisë. Rusia tha se nuk kishte të mbijetuar pasi Kievi kishte shkaktuar rrëzimin e avionit me 65 robër lufte ukrainas, gjashtë anëtarë të ekuipazhit rus dhe tre shoqërues. Në fjalimin e tij, Presidenti Zelensky tha se ishte “e qartë se rusët po luajnë me jetët e të burgosurve ukrainas, me ndjenjat e të afërmve të tyre dhe me emocionet e shoqërisë sonë”. Zelensky theksoi se “duhet të zbardhen të gjitha faktet e vërteta”. Guvernatori i Voronezh, Alexander Gusev tha se…

Read More

Në konfliktin mes Izraelit dhe palestinezëve, qëllimi i kryeministrit Benjamin Netanyahu është të mos lejojë ndryshime në situatën ekzistuese. Kjo është në kundërshtim me deklaratën e tij të famshme në Universitetin Bar-Ilan, në të cilin ai pranoi në parim krijimin e një shteti palestinez në vitin 2009. Megjithatë, veprimet e tij tregojnë se ai dhe qeveria e tij janë më të interesuar në mbajtjen e konfliktit ndër-palestinez midis Hamasit dhe Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO) – edhe nëse kjo do të thotë të mbajë Hamasin në fuqi. Sipas të dhënave të ndryshme nga media, në vitin 2019 Netanyahu tha…

Read More

Presidenti amerikan Joe Biden i ka njoftuar anëtarët e lartë republikanë dhe demokratë të komiteteve të Politikës së Jashtme të Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve për qëllimin e tij për të nisur procedurën formale për shitjen e avionëve F-16 të kompanisë Lockheed Martin, pasi Ankara të plotësojë procesin e pranimit të Suedisë në NATO. Në letrën e tij, Presidenti Biden i ka bërë thirrje Kongresit të japë miratimin e tij “pa vonesë”, tha një zyrtar amerikan. Më parë gjatë ditës, Zyra e Shtëpisë së Bardhë i ka dërguar një letër anëtarëve të Kongresit duke kërkuar aprovimin e shitjes prej 20…

Read More

Një zyrtar izraelit i cili nuk dëshiroi të identifikohej, për transmetuesin shtetëror izraelit, “KAN” tha: “Deri tani, nuk ka asnjë shenjë për një avancim në bisedimet me Hamasin”. Zyrtari tha se grupi Hamas është i pakompromis dhe po rrit kushtet e tij, por tha se dialogu vazhdon. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, foli të hënën për një plan izraelit për të arritur lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi, por nuk dha hollësi. Sipas raportimeve të mediave perëndimore, më parë Hamasi kishte hedhur poshtë propozimin izraelit për një ndërprerje dy-mujore të luftimeve në shkëmbim të lirimit të planifikuar të pengjeve. Hamasi…

Read More