Autoritetet e Republikës së Kosovës kanë arrestuar dy persona të dyshuar për spiunazh dhe bashkëpunim me Shërbimin Sekret të Serbisë, njohur si “BIA”. Të arrestuarit janë Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi, të dy të nacionalitetit shqiptar. Sipas burimeve, ata dyshohen se për shumë vite kanë bashkëpunuar me strukturat e inteligjencës serbe.
Gazeta Express ka raportuar se eprori i tyre ka qenë oficeri i BIA’s serbe, Srdjan Rosic. Kjo ngjarje vjen pas një operacioni hetimor disamuajsh nga policika i cili ka rezultuar me sekuestrimin e dokumenteve, kompjuterëve, telefona, armëve dhe municioneve në shtëpitë e të dyshuarve. Për veprën penale të spiunazhit, dënueshmëria minimale është 5 vjet burg, kurse maksimale është 12 vjet.
Lidhur me dy arrestimet është deklaruar BIA në një komunikatë për media duke mohuar “çdo marrëdhënie bashkëpunimi me Agjenicinë”.
“Agjencia për Siguri dhe Informim( BIA) mohon me vendosmëri të gjitha përpjekjet për përhapjen e lajmeve të rreme nga institucionet e përkohshme shqiptare në Kosovë e Metohi, se dy persona me iniciale B.SH dhe M.Q., dhe të cilët u arrestuan sot në Ferizaj për akuzën e kryerjes së veprës penale të spiunazhit kanë qenë në çfarëdo marrëdhënie bashkëpunimi me Agjencinë”, thuhet në reagimin e BIA-s.