Aktori i njohur Agan Asllani ka vizituar zyrën e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pasi e ka bërë një imitim të shkëlqyer të tij në serialin humoristik ‘Logjikonomia’.
Në një video që u publikua nga Ilir Kërçeli, shefi i stafit të Konjufcës, mund të shihet Asllani duke luajtur rolin e kryekuvendarit, duke e përsëritur stilin, zërin dhe lëvizjet e tij. Në fund të videos, Konjufca del në skenë dhe e përshëndet aktorin me një buzëqeshje.
Asllani është një nga aktorët më të dashur të publikut kosovar, i cili ka bërë shumë imitime të politikanëve dhe personazheve të njohur në serialin “Logjikonomia”, i cili transmetohet në RTK. (politiko.mk)