Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Politiko
    • BALLINA
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Politiko
    Home»MAQEDONI»BDI dënon sulmin ndaj Presidentit të FFM-së, Muhamet Sejdini: Thirrje për reagim institucional dhe reflektim mbi marrëdhëniet ndëretnike
    MAQEDONI

    BDI dënon sulmin ndaj Presidentit të FFM-së, Muhamet Sejdini: Thirrje për reagim institucional dhe reflektim mbi marrëdhëniet ndëretnike

    politiko1By politiko1September 28, 2024No Comments2 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

     

     

    Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh indinjatën dhe shqetësimin më të thellë për sulmin fizik të kryer ndaj presidentit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Muhamet Sejdini, sulm ky i pashembullt ndaj një personaliteti të shquar sportiv dhe shqiptar i parë në krye të FFM-së. Ky akt i shëmtuar, i realizuar nga persona të maskuar para një restoranti, përbën një alarm të fortë për rritjen e tensioneve ndëretnike në vend.

     

    Ky incident ndodh në një kohë kur qeveria po sillet si një “buall në dyqan porcelani”, duke injoruar dhe margjinalizuar rolin e shqiptarëve në jetën publike dhe institucionale dhe duke nënçmuar rëndësinë e marrëdhënieve ndëretnike. Sjellje të tilla, që vijnë në javën e një sërë incidentesh të tjera me sfond etnik, vetëm sa përkeqësojnë situatën dhe krijojnë një ambient të rrezikshëm për bashkëjetesën ndëretnike.

     

    Nëse presidenti i FFM-së mund të sulmohet vetëm për shkak të përkatësisë së tij etnike, çfarë mund të ndiejë një qytetar i zakonshëm shqiptar për sigurinë e tij dhe të fëmijëve të tij? Ky është një mesazh i rrezikshëm që minon besimin e qytetarëve në sigurinë dhe drejtësinë e institucioneve të shtetit.

     

    Ky sulm ndodh gjithashtu në një kontekst të një dështimi të madh në procesin e integrimit europian, i cili ka krijuar zhgënjim të thellë dhe ka errësuar perspektivat dhe shpresat e qytetarëve tanë. Deklaratat fyese të ministrit të Arsimit, që ofendoi punonjësit shqiptarë duke i quajtur “popull analfabet”, shtojnë edhe më shumë tensionin dhe ndarjet në shoqëri.

     

    BDI i bën thirrje organeve të rendit dhe drejtësisë që të veprojnë me shpejtësi dhe profesionalizëm për të zbardhur këtë akt kriminal dhe për të vendosur autorët para drejtësisë. Po ashtu, kërkojmë nga qeveria të reflektojë seriozisht mbi rëndësinë e ruajtjes së marrëdhënieve ndëretnike dhe të respektojë parimet e përfaqësimit të drejtë dhe të barabartë të të gjithë qytetarëve.

     

    Nga ana tjetër, përfaqësuesit shqiptarë në qeveri, të cilët nuk kanë legjitimitetin e përfaqësimit të denjë të komunitetit tonë, duhet të ndalojnë përqendrimin e tyre në tendera dhe korrupsion dhe të kujtojnë se kanë një përgjegjësi ndaj shqiptarëve.

    BDI mbetet e përkushtuar në promovimin e paqes, stabilitetit dhe përfaqësimit të drejtë të të gjitha komuniteteve në vend. Asnjë akt dhune, diskriminimi apo përjashtimi nuk mund të minojë frymën e bashkëjetesës dhe të drejtës për barazi që ne do të vazhdojmë të mbrojmë me çdo kusht.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Related Posts

    BDI: Ja dëshmia për Kryeministrin, akuzat e bashkëpuntorit tuaj të ngushtë ndaj Izet Mexhitit për korrupsion

    February 28, 2025

    Arifi: Çerdhja në Likovë hapet në fund të muajit shkurt

    February 24, 2025

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    February 21, 2025
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    BDI: Ja dëshmia për Kryeministrin, akuzat e bashkëpuntorit tuaj të ngushtë ndaj Izet Mexhitit për korrupsion

    February 28, 2025

    BDI përmes një video i përgjgigjet kryeministrit Mickoski i cili kërkoi fakte mbi akuzat për…

    Arifi: Çerdhja në Likovë hapet në fund të muajit shkurt

    February 24, 2025

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    February 21, 2025

    BDI: Të quash shqiptarët e Kosovës “qytetarë shqipfolës të Serbisë” është ofendim i rëndë, VLEN të distancohet nga ky veprim

    February 20, 2025

    ASH: Luani i VMRO-së në stemën e policisë, rikthehet “MVR-VMRO” si në kohën e Gruevskit dhe Jankullovskës

    February 20, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2025 Politiko. Designed by Politiko.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.