Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) është subjekti i vetëm në vend dhe me gjerë që aplikon parimim një anëtar – një votë në zgjedhjet brendapartiake, thotë në prononcim për Indeks.mk, gazetari dhe njohësi i zhvillimeve politike në vned, Driton Zenku.
Ai potencon se me inkorporimin e këtij standard në statutin e BDI-së, kjo parti ka instaluar një procesi i cili cilësohet si më i avancuari në demokraci.
“BDI- tashmë e ka bërë hapin e parë me zgjedhjet e mëhershme në disa degë të vetat. Ishte një test që u kry me sukses dhe tani zbatohet edhe në degët e ngeulura. Si proces llogaritet si demokraci direkte dhe me përfaqësim. Vjen në shprehje anëtarësia dhe vullneti i saj, dhe mund të quhet decentralizim politik. Është vota që ringjall demokracinë në delegimin e pushtetit kundrejt defiçitit të demokracisë. Eshtë detyra e udhëheqësve të partive politike të tregojnë përkushtimin e tyre ndaj demokracisë duke mbështetur mekanizmin “Një anëtar, një votë” dhe duke e zbatuar atë në realitet. Kjo do të forconte partitë politike dhe sistemin politik partiak në përgjithësi. Kjo do t’i pozicionte udhëheqësit politikë të vendit si mbrojtës të reformave demokratike të sigurtë se ajo çka ata predikojnë mbështetet në atë çka ata zbatojnë në praktikë”, tha Zenku për Indeks.mk
Nëse, shprehet mëtej Zenku, anëtarët janë aseti më i vyer që mund të ketë një parti, atëherë organizatorët e saj duhet të kenë parasysh se si t’i anëtarësojnë, si t’i mbajnë, si t’i motivojnë dhe si t’u japin detyra sa më me efektivitet.
“Nëse anëtarët e partisë nuk mundësohen të kenë ndikim mbi vendimet partiake, ata nuk ka sesi të ndihen të vlerësuar apo të vlerësojnë partinë e tyre. Çdo anëtar ka të drejtën e një votë për zgjedhjen e udhëheqjes së partisë dhe të disa prej funksioneve të tjera të saj. Çdo anëtar ka të drejtën të marrë pjesë në vendimarrjen lokale brenda degës së tij”, potencoi ai.
Në anën tjetër, gazetari dhe komentuesi i zhvillimeve politike në vend, Urim Saliu thotë se zgjedhjet e brendshme në BDI, tregojnë edhe si funksionon një subjekt.
“Është një garë që po të zhvillohet për së mbari, të gjithë palët janë fitues pavarësisht se kush zgjidhet. Procesi një anëtarë një votë, tregon demokracinë e brendshme dhe ky realisht është ndër modelet më të mira për të zgjedhur të duhurit dhe ata që duhet në fakt të jenë drejtues të ardhshëm. Mendoj se BDI është një parti serioze që ka edhe përvojën e duhur për të zgjedhur ata që vërtetë do e forcojnë këtë subjekt dhe jo ata që me trup janë në këtë subjekt dhe me mendje janë jashtë”, nënvizoi Saliu.(Indeks.mk)