Bekim Neziri – kandidati për degën e Bashkimit Demokratik për Integrim në Çair, thotë se për momentin gjithçka shkon sipas procedurave.
“Procesi i regjistrimit ka kaluar ashtu siç është planifikuar, mesa kam informacione mbi 3 000 aktivistë janë regjistruar. Procesi i paraqitjes së kandidaturave për të gjitha instancat janë paraqitur, duke filluar nga këshillat vendorë, kandidat të këshillave vendor, kandidat për anëtar të degës, dhe informatat që i posedoj deri më tani dy kandidat për anëtar dege në Çair”, deklaroi pr Alsat, Bekim Neziri, kandidat për degën e BDI-së – Çair.
Neziri thotë se i ruan kontaktet private me të gjithë anëtarët e “Grupit të Zjarrit”, por se nuk kanë kontakte politike.
“Në aspektin politik, në këtë kohë janë ndarë rrugët tona, por në të ardhmen mund të bashkohen përsëri. Pret mbështetje prej tyre? Kuptohet se nëse janë të regjistruar pres mbështetje prej tyre”, tha Bekim Neziri, kandidat për degën e BDI-së – Çair.
Zgjedhjet për degët e BDI-së janë në fazën e dorëzimit të kandidaturave. Deri më tani në Komunën e Çairit kandidatë do të jenë Bekim Neziri dhe Rexhep Ademi.