Kryeparlamentari Talat Xhaferi në brifingun e së martës me gazetarët ka folur edhe për aktivitetet partiake, gjegjësisht rastin e kryetarit të Strugës, Ramiz Merko.
Ai ka deklaruar se në BDI është ngrirë anëtarësimi i Merkos dhe se institucionet do të vijojnë të kryejnë punën e tyre ndaj rastit në fjalë.
“Në BDI është ngrirë anëtarësimi i kryetarit të Strugës, Ramiz Merko dhe se institucionet do të vijojnë të kryejnë punën e tyre”, tha Xhaferi.
Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, se nëse BDI-ja do të thërrasë në përgjegjësi Merkon dhe të kërkojë largimin nga posti i kryetarit të Strugës, ai shtoi se “nuk do të përzihen në këtë pjesë, sepse funksioni i kryetarit të komunës del nga vullneti i qytetarëve”.