Presidenti serb Aleksandër Vuçiç me anë një videoje të postuar në rrjetet sociale ka njoftuar se nuk do të jetë i pranishëm në takimin e Bratislavës.
“Është më e rëndësishme të jem pranë njerëzve të mi”, shprehet Vuçiç, duke paralajmëruar edhe vizitë të trupave ushtarake serbe të dislokuara afër kufirit me Kosovën.
Vuçiç ndërkohë zhvilloi dhe një takim me ambasadoren e Kinës në Beograd ku tensionet më të fundit në veri të Kosovës ishin në fokus të diskutimeve ndërmjet tyre.
Takimi Bratislavës për çështjet e sigurisë me pjesëmarrjen e liderëve të Ballkanit u proklamua nga zyrtarët e Bashkimit Europain si një mundësi për të realizuar një takim ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç me qellim uljen e tensioneve mes dy vendeve.
Tv Klan