Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi kanë qëndruar sot për vizitë në familjen e ish-presidentit Hashim Thaçi.
Grubi në faqen e tij zyrtare në Facebook shkruan se drejtësia e krerëve të UÇK-së do të konfirmohet.
Statusi i plotë:
Bashkë me kryetarin Ali Ahmeti qëndruam sot për vizitë në familjen e ish presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për t’ju treguar se jemi në mbështetje të tyre dhe të bindur në fitoren e drejtësisë së djalit të tyre dhe bashkëluftëtarëve të tij.
Hashimi me shokë janë themeli i lirisë dhe shtetësisë së Kosovës. Lufta e tyre ishte e drejtë, e përkrahur nga i gjithë faktori ndërkombëtar.
Drejtësia do të konfirmohet! Liria ka emër! 🇦🇱🇽🇰
https://facebook.com/100044385821029/posts/pfbid02JAHPEfGhbjwmmCcuBN1HWgTDTh8Jnj6jvvWfJaJaQkhhwd5qyCKatNdDAiD9CYUNl/