Njëri nga Shqipëria dhe tjetra nga Kosova, çifti i famshëm Big Basta dhe Vesa Luma prej shumë vitesh jetojnë në Zelandën e Re.
Bashkë me djalin e tyre Lian, çifti prej vitesh jetuan dhe vepruan atje, por që tashmë këtij rrugëtimi i ka ardhur fundi.
Artistët kanë vendosur që të rikthehen përfundimisht në Shqipëri duke vazhduar jetën mes Tiranës dhe Prishtinës.
Kështu ka thënë këngëtarja e ftuar së fundmi në emisionin “Rudina”, ku ajo foli për fillimet e karrierës dhe planet.