Prokuroria Themelore Publike e Maqedonisë së Veriut thotë se autoritetet kanë të drejtë ta ftojnë në bisedë kreun e BDI-së, Ali Ahmeti, pasi i njëjti së fundmi deklaroi se ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi gjendet diku në trevat shqiptare dhe se i njëjti do të kthehet kur të sigurohet që nuk ka drejtësi selektive,
Mirëpo, shtrohet pyetja nëse Prokuroria Themelore Publike, do ta ftojë në pyetje e bisedë informative edhe kreun e LD-së, Izet Mexhitin, aktualisht zv.kryeministër, sepse i njëjti, në disa raste dhe prononcime publike, ka folur për vendnodhjen e Grubit.
Në disa deklarata, Mexhiti ka thënë se vendodhja e Grubit është në Kosovë, pastaj ka deklaruar se Grubi ndodhet në Shqipëri.
Për më tepër, krerët e VLEN-it, dit më parë kanë kërkuar publikisht, që shteti shqiptar të kthejë Grubin në Maqedoni, duke aluduar se ky i fundit fshihet në Shqipëri.
Deklaratat publike për vendnodhjen e Grubit nga krerët e VLEN janë indicje e mjaftueshme që Prokuroria Publike Themelore të ftojë për bisedë informative Mexhitin.