Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Politiko
    • BALLINA
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Politiko
    Home»RAJON & BOTA»Veliaj: Jam i gatshëm të bashkëpunoj me opozitën! Të mos vazhdojmë historinë me përçarje
    RAJON & BOTA

    Veliaj: Jam i gatshëm të bashkëpunoj me opozitën! Të mos vazhdojmë historinë me përçarje

    PolitikoBy PolitikoMay 17, 2023No Comments2 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Pavarësisht se ka shumicën e nevojshëm për të marrë vendimet në Këshillin Bashkiak, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj shprehet i hapur për të bashkëpunuar me këshilltarët e opozitës për të mirën e qytetit.

    Në një intervistë për Top News, Veliaj thekson se opozita do të dëmtojë veten nëse edhe në Këshillin bashkiak do të imitojë sjelljen e saj në Parlament, duke sjellë frymën e përçarjes së Ilirit dhe të Saliut.

    “Këtu pyetja nuk është a jam unë i gatshëm, sepse unë e theksova dje, jam jo vetëm i gatshëm por e dëshiroj këtë bashkëpunim. Opozita që të sqarohemi, nuk mund të ngre asnjë karton të kuq sepse nuk i ka numrat. Pra, a kemi nevojë? Jo, nuk kemi nevojë. Për Këshillin Bashkiak duhen mbi 31 vota për të marrë vendime. Ne sot kemi 34. A kemi dëshirë? Po kemi dëshirë! Ne kemi mbi numrat e nevojshëm, por dëshirë ne kemi shumë të madhe që të sjellim një frymë të re. Nëse vazhdojmë që porosit me telekomandë Saliu me Ilirin, atëherë më vjen shumë keq, por përfaqësuesit e opozitës do vazhdojnë të pakësohen, e pakësohen, e pakëson. Ju kujtoj që sot në Këshill Bashkiak ne kemi më shumë se dyfishin e numrave të koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’. Në këtë sens është shumë e rëndësishme që ata të reflektojnë. Po vazhduan, si thotë ajo shprehja: “Definicioni i budallallëkut është të bësh të njëjtën gjë, dhe të presësh rezultat të ndryshëm”. Po bëre të njëjtën gjë të njëjtin rezultat do presësh. Nëse do bëhet dhe një imitim i Parlamentit ku fryma e Saliut dhe Ilirit është fryma e përçarjes, atëherë më vjen keq, por do dëmtojnë veten. Ajo që ka treguar historia është, se kush tregohet bujar me qytetin, qyteti ia kthen bujarinë. Kush tregohet inaçor me qytetin, dhe besnik i partisë, qyteti e penalizon. Ndaj edhe sfida është për ta. Topi është në fushën e tyre. Siç thash nuk kemi nevojë, por kemi dëshirë që të bashkëpunojmë”, deklaroi Veliaj.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Related Posts

    Tjetër atentat ndaj Trumpit? Një burrë me armë të mbushur në kapacitet të lartë arrestohet në tubimin e tij në Coachella

    October 13, 2024

    Policia apel protestuesve: Ndaloni sulmin me lëndë piroteknike, mbi punonjësit e policisë

    October 7, 2024

    Osmani: Tavolina në dialogun Kosovë-Serbi është përmbysur, të kthehet barazia

    September 1, 2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Arifi: Çerdhja në Likovë hapet në fund të muajit shkurt

    February 24, 2025

    Kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi thotë se çerdhja në fshatin Mateç do të…

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    February 21, 2025

    BDI: Të quash shqiptarët e Kosovës “qytetarë shqipfolës të Serbisë” është ofendim i rëndë, VLEN të distancohet nga ky veprim

    February 20, 2025

    ASH: Luani i VMRO-së në stemën e policisë, rikthehet “MVR-VMRO” si në kohën e Gruevskit dhe Jankullovskës

    February 20, 2025

    Ademi: Partneri i VLEN-it, Bogojevski kërkon rikthimin e Kosovën nën Serbi – edhe sa mund të duroni?!

    February 20, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2025 Politiko. Designed by Politiko.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.