Teksa temperaturat e larta kanë pushtuar vendin dhe një pjesë të botës, nuk janë vetëm qytetarët ata që po e vuajnë këtë valë ekstreme të të nxehtit, por edhe miqtë tanë “katër-putroshë”.
Për këtë arsye, ekspertët e “Shoqatës Italiane për Mbrojtjen e Kafshëve dhe Mjedisit” kanë zhvilluar një manual të vogël me këshilla të thjeshta për të mbrojtur macen dhe qenin tuaj nga nxehtësia afrikane.
Këshilla që na tregojnë në mënyrë të thjeshtë dhe të qartë se çfarë duhet të bëjmë dhe çfarë jo për t’i mbrojtur ato.
ÇFARË NUK DUHET BËRË:
1.Asnjëherë mos i mbani qentë dhe macet të mbyllur në makina të palëvizshme nën diell. Në pak minuta kafshët mund të sëmuren dhe madje të ngordhin.
2. Mos e shëtisni kurrë qenin në atë pjesë të ditës kur temperaturat e larta arrijnë pikun.
3. Mos e shëtisni kurrë qenin në asfalt nën diellin përvëlues, nxehtësia e asfaltit mund të shkaktojë djegie serioze në majë të gishtave të tij.
4. Mos e çoni kurrë qenin në plazh në orët e nxehta të ditës.
5. Mos e lini kurrë qenin ose macen tuaj të mbyllur në ballkon, edhe nëse ka hije, vapa mund të jetë fatale, por lërini mundësinë që të kthehen brenda në shtëpi për t’u freskuar.
ÇFARË TË BËNI:
1.Kujdesuni të vëzhgoni kafshën tuaj shtëpiake, nëse ka ndonjë problem që i shkakton vapa. Nëse keni dyshime, telefononi veterinerin tuaj.
2.Lëreni gjithmonë një tas me ujë të freskët (jo të ftohtë) në dispozicion për macen dhe qenin tuaj dhe mos harroni të ndërroni ujin shpesh dhe në çdo rast lëreni në vende të freskëta.
3.Vendosni një tas me ujë të freskët, jashtë shtëpisë për të shuar etjen e kafshëve endacake.
4.Merrni qenin për shëtitje në orët e freskëta, veçanërisht në mëngjes herët ose në mbrëmje pas errësirës kur temperaturat bien.
/tvklan.al
