Shtëpia italiane e modës Valentino zgjodhi të mbante sfilatën e radhës në kështjellën Chateau de Chantilly, në veri të Parisit, që konsiderohet nga xhevahiret më të bukura të trashëgimisë kulturore të Francës.
Kështjella historike e shekullit të 16-të dikur që i përkiste një prej familjeve fisnike franceze më të vjetra u dëmtua gjatë Revolucionit Francez, por u restaurua më vonë.
Sfilata e markës italiane u hap me modelen Kaia Gerber, vajza e Cindy Crawford e cila u pa e veshur me një këmishë të bardhë dhe xhinse të gjera.
Modelet zbritën ngadalë shkallët prej guri të kështjellës nën ritmet e zërint melankolik të këngëtares Anohni. Koleksioni i Valentinos ishte i shumëllojshëm, jo vetëm në veshje, por edhe në ngjyra.
Stilisti Pierpaolo Piccioli doli në fund të sfilatës për të përshëndetur publikun, i shoqëruar nga i gjithë stafi i tij, rreth 80 persona gjithsej.
Klan News