Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Politiko
    • BALLINA
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Politiko
    Home»RAJON & BOTA»Vala e të nxehtit, 3 truke të zgjuara për t’ju shpëtuar
    RAJON & BOTA

    Vala e të nxehtit, 3 truke të zgjuara për t’ju shpëtuar

    PolitikoBy PolitikoJuly 8, 2023No Comments2 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ditët e nxehta të verës mund të jenë të mrekullueshme kur jemi në plazh ose brenda një shtëpie të freskët, por kur jemi d në kushtet ku vapa na e vështirëson jetën e përditshme na duhen mënyra të thjeshta dhe të shpejta për t’u freskuar.

    Më poshtë janë disa këshilla për të ulur temperaturën e trupit:

    Hidhni ujë të ftohtë në kyçet tuaja

    Zgjidhja ideale në një ditë të nxehtë do të ishte të hidheshit në një pishinë me ujë të freskët apo edhe të bëni një dush të ftohtë, por kur kjo nuk është e mundur, thjesht lagni kyçet me ujë të ftohtë dhe do të ndiheni shumë më mirë. Pikat e pulsit arterial janë zonat ku enët e gjakut afrohen më shumë me sipërfaqen e lëkurës. Gjaku arterial rrjedh nga zemra, kështu që ftohja e tij me ujë të ftohtë do të ulë temperaturën e trupit. Ekspertët shpjegojnë dhe theksojnë se nëse para se të shkojmë në shtrat hedhim ujë të ftohtë në kyçet e dorës ose kyçin e këmbës, do të flemë më rehat”.

    -Nenexhiku

    Nenexhiku i jep lëkurës një ndjesi ftohjeje, për këtë arsye përdoret për djegiet e lehta dhe acarimet e lëkurës. Vaji esencial i mentes mund të ndihmojë në luftimin e vapës. Mente përmban mentol, një substancë që aktivizon receptorët nervorë që janë të ndjeshëm ndaj të ftohtit.

    -Frutat me përmbajtje të lartë uji

    Ndonjëherë kur është shumë vapë, ne nuk kemi dëshirë të hamë. Por të hamë edhe diçka të vogël çdo disa orë është një mënyrë e rëndësishme për të mbajtur energjinë tonë dhe për të shmangur dehidratimin. Një zgjedhje e zgjuar janë frutat dhe perimet si shalqiri, pjepëri dhe kastravecat të cilat janë të pasura me lëndë ushqyese dhe përmbajnë shumë ujë./tvklan.al

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Related Posts

    Tjetër atentat ndaj Trumpit? Një burrë me armë të mbushur në kapacitet të lartë arrestohet në tubimin e tij në Coachella

    October 13, 2024

    Policia apel protestuesve: Ndaloni sulmin me lëndë piroteknike, mbi punonjësit e policisë

    October 7, 2024

    Osmani: Tavolina në dialogun Kosovë-Serbi është përmbysur, të kthehet barazia

    September 1, 2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Arifi: Çerdhja në Likovë hapet në fund të muajit shkurt

    February 24, 2025

    Kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi thotë se çerdhja në fshatin Mateç do të…

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    February 21, 2025

    BDI: Të quash shqiptarët e Kosovës “qytetarë shqipfolës të Serbisë” është ofendim i rëndë, VLEN të distancohet nga ky veprim

    February 20, 2025

    ASH: Luani i VMRO-së në stemën e policisë, rikthehet “MVR-VMRO” si në kohën e Gruevskit dhe Jankullovskës

    February 20, 2025

    Ademi: Partneri i VLEN-it, Bogojevski kërkon rikthimin e Kosovën nën Serbi – edhe sa mund të duroni?!

    February 20, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2025 Politiko. Designed by Politiko.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.