Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Politiko
    • BALLINA
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Politiko
    Home»MAQEDONI»Tre të vdekur dhe 25 të plagosur nga sulmet ruse në Ukrainë
    MAQEDONI

    Tre të vdekur dhe 25 të plagosur nga sulmet ruse në Ukrainë

    PolitikoBy PolitikoJune 13, 2023No Comments2 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Rusia nisi një sulm masiv me raketa gjatë natës në qytetin qendror të Ukrainës, Krivi Rih, duke vrarë të paktën tre persona dhe plagosur 25 të tjerë dhe duke dëmtuar infrastrukturën civile, thanë zyrtarët ukrainas të martën në mëngjes.

    “Ka të vdekur dhe të plagosur”, tha Serhiy Lisak, guvernator i rajonit të Dnipropetrovsk ku ndodhet Krivi Rih.
    “Ndodhi një sulm masiv raketor në Krivi Rih”, shkroi ai në Telegram

    Gjatë orëve të para të së martës, sirenat e sulmit ajror u ndezën në të gj.ithë Ukrainën, ndërsa zyrtarët ushtarakë të Kievit që thanë se forcat e mbrojtjes ajrore shkatërruan të gjitha raketat ruse që synonin kryeqytetin ukrainas.

    Komanda e lartë ushtarake e Ukrainës tha se forcat ajrore shkatërruan 10 nga 14 raketat që Rusia lëshoi në Ukrainë dhe një nga katër dronët e prodhuar nga Irani.

    Nuk ishte menjëherë e qartë se sa raketa goditën qytetin Krivi Rih.

    Në këtë qytet, disa ndërtesa civile u goditën, duke përfshirë një ndërtesë pesë-katëshe, tha më herët kryebashkiaku i qytetit, Oleksandr Vilkul.

    “Me gjasë ka njerëz nën rrënoja”, tha Vilkul në Telegram por nuk dha detaje tjera.

    Lisak postoi një fotografi të një ndërtese apartamentesh pesëkatëshe me të gjitha dritaret e thyera dhe tym që dilte nga disa prej tyre.

    Nuk kishte asnjë koment të menjëhershëm nga Rusia në lidhje me sulmet e raportuara.

    Rusia nuk ka komentuar ende këto sulme. Si Rusia, ashtu edhe Ukraina, kanë hedhur poshtë akuzat për sulmin e qëllimshëm të civilëve gjatë konfliktit të nisur nga Rusia kundër vendit të saj fqinj rreth 16 muaj më parë.

    Kryetari i qytetit të Harkivit në lindje të Ukrainës tha në kanalin e tij në Telegram se dronët rusë goditën infrastrukturën civile atje, duke goditur një magazinë dhe një ndërtesë të një firme shërbimi.

    Nuk kishte asnjë informacion të menjëhershëm për viktima në këtë qytet. /REL

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Related Posts

    Arifi: Çerdhja në Likovë hapet në fund të muajit shkurt

    February 24, 2025

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    February 21, 2025

    BDI: Të quash shqiptarët e Kosovës “qytetarë shqipfolës të Serbisë” është ofendim i rëndë, VLEN të distancohet nga ky veprim

    February 20, 2025
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Arifi: Çerdhja në Likovë hapet në fund të muajit shkurt

    February 24, 2025

    Kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi thotë se çerdhja në fshatin Mateç do të…

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    February 21, 2025

    BDI: Të quash shqiptarët e Kosovës “qytetarë shqipfolës të Serbisë” është ofendim i rëndë, VLEN të distancohet nga ky veprim

    February 20, 2025

    ASH: Luani i VMRO-së në stemën e policisë, rikthehet “MVR-VMRO” si në kohën e Gruevskit dhe Jankullovskës

    February 20, 2025

    Ademi: Partneri i VLEN-it, Bogojevski kërkon rikthimin e Kosovën nën Serbi – edhe sa mund të duroni?!

    February 20, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2025 Politiko. Designed by Politiko.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.