Ndërmarrjes publike “Trafiku Urban” i është shtuar edhe një shofere e re.
Mehreme Brahimi është shoferja e tretë që i është bashkuar kësaj ndërmarrjeje.
Kryeshefi i “Trafikut Urban”, Burim Maraj, ka vlerësuar se kjo ndërmarrje ka shënuar përparime në shumë segmente, në mesin e tyre edhe përfshirjen sa më të madhe të grave në pozita të ndryshme.
“Shërbimet me autobusë dhe angazhimi i stafit të tyre mirëpriten dhe vlerësohen edhe nga qytetarët që shfrytëzojnë këto shërbime, numri i të cilëve është duke u rritur ndjeshëm dita-ditës. Znj. Brahimi është punëtore e ndërmarrjes nga viti 2019”, thuhet më tej në njoftimin e lëshuar nga kjo ndërmarrje.