Gigafabrika e Tesla-s në Berlin ofron një shumëllojshmëri të ngjyrave të automjeteve më së shumti se fabrikat e tjera të prodhimit.
Kompania, tani po shton përpjekjet e saj të marketingut për Model Y që tani është i disponueshëm për të porositur me një ngjyrë të kuqe Cherry Midnight, transmeton Telegrafi.
Automjeti me këtë ngjyrë po i bashkohet opsionit Quicksilver dhe mund të porositet nga maji deri në qershor.
Për vite të tëra, blerësit e Tesla-s mund të kishin porositur cilindo nga automjetet e saj në çdo ngjyrë që dëshironin – për sa kohë që ishte e bardhë, e zezë, e kuqe ose blu.
Ndërsa tregu i automjeteve elektrike bëhet më i fortë, dhe konkurrenca po rritet, Tesla u detyrua të ofronte më shumë zgjedhje për të joshur blerësit e rinj – sikurse ngjyrat e reja për Model S, Model X dhe tani Model Y.
Opsioni për këtë ngjyrë është i disponueshëm vetëm për veturat që porositen në Evropë, dhe duhet të paguani ekstra një çmim prej 3,200 euro. /Telegrafi/
https://twitter.com/teslaeurope?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1654395510210560001%7Ctwgr%5E7a5d677fef63d0d1575894c829ba710154b1f556%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Findeks.mk%2Ftesla-model-y-me-ngjyre-te-kuqe-midnight-cherry-tani-e-disponueshme-ne-evrope%2F