Spitalet në Gaza po vuajnë nga mungesa e energjisë elektrike dhe karburantit pasi Izraeli ka bombarduar enklavën palestineze për ditë me radhë, sipas Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC). Qindra mijëra njerëz janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre në kushte të vështira, ndërsa numri i viktimave vazhdon të rritet.
Një deklaratë e ICRC tha se spitalet “rrezikojnë të kthehen në morgje” dhe se jetat e të porsalindurve dhe të moshuarve janë në rrezik.
Një krizë humanitare po përhapet me shpejtësi në Gaza, ku qindra mijëra njerëz janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre dhe vuajnë nga mungesa e ushqimit, ujit dhe karburantit. I vetmi termocentral i Gazës ka pushuar së punuari dhe gjeneratorët e rezervë janë gati të mbarojnë. (politiko.makdomen.net)