Një fizioterapiste ka rrëfyer për mediat britanike se kishte kryer marrëdhënie seksuale treshe me dy futbollistë “shumë të famshëm” të Anglisë në dhomën e saj të trajtimit.
Gruaja e panjohur ka bërë bujë duke publikuar një libër të titulluar ‘The Sports Physio’, në të cilin flet për karrierën e saj në nivelin më të lartë të sportit. Në të, ajo pretendon se ka pasur marrëdhënie me lojtarët më të mirë të tenisit, një yll anglez kriket dhe lojtarë regbie.