Një grua është shprehur se transformimi i saj me operacione plastike që i ka kushtuar 53 mijë paund, ia ka vlejtur.
Jazmyn Forrest ka shtuar se jeta e saj ka ndryshuar për mirë që kur nisi operacionet e para në adoleshencë.
Ajo ka qenë 18 vjeçe kur ka bërë gjoksin dhe për shtatë vite rresht nuk ka ndaluari së bëri ndryshime në trupin e saj. Që atëherë, Jazmyn ka bërë rinoplastikë dhe zvogëlim të ballit gjithashtu.
25-vjeçarja, nga Gold Coast në Australi, ka vendosur gjithashtu mbushës në buzë, faqe, mjekër dhe nofull.
Ajo ka bërë liposuksion në stomakun e saj, krahët, kofshët, shpinën, mjekrën dhe fytyrën, si dhe disa seanca Botox.
Jazmyn beson se shndërrimi në një Barbie “të nxehtë” ka qenë i dobishëm.