Studentët nga Serbia dhe Kroacia demoluan një hotel në Ohër ku po qëndronin në një ekskursion pesëditor, raporton kroate “24sata”.
Menaxheri i hotelit tha se mysafirët ishin agresivë dhe shkaktuan dëme të shumta materiale.
– E dimë që po flasim për të rinjtë, por duhen marrë masa. Kemi pasur vizita nga grupe të mëdha të studentëve, por deri më tani nuk kemi pasur një problem të tillë, tha menaxheri i hotelit nga Ohri.
Përfaqësuesi i Fakultetit të Kineziologjisë nga Zagrebi i hodhi poshtë akuzat dhe tha se në dyshemenë ku ishte djegur dhoma nuk kishte studentë.https://www.youtube.com/watch?v=ueYq_SA__2k