Senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Peter Welch kanë takuar mëngjesin e së premtes presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Pas këtij takimi Osmani deklaroi edhe një herë se kërkon që të përfshirët në sulmin terrorist të Banjskës më 24 shtator të sillen para drejtësisë në Kosovë.
“Takimi jonë u përqendrua në aktin terrosit, i informova për rrjedhën e ngjarjeve, për provat e mbledhura. Serbia shërben si satelit i Rusisë ka për qëllim destabilizimin e gjithë Ballkanit Perendimor. Gjëja më e rëndësishme në këtë moment është të parandalohen akte të tilla, është që Serbia të mbahet përgjegjëse dhe ti dorëzoj teroristët në vendin tonë. Ne do të vazhdojmë të kërkojmë drejtësi për heroin Afrim Bunjakun si dhe aktin e agresionit që Serbia kreu mbi shtetin tonë”, tha Presidentja Osmani.
Ndërkaq, senatoria Jeanne Shaheen dha mbështetje të plotë Kosovës dhe theksoi se SHBA do të vazhdojnë të punojnë për një zgjidhje paqësore dhe gjithëpërfshirëse mes dy vendeve.
“Ne jemi këtu për të treguar se SHBA janë aleatet tuaj dhe do të mbeten të angazhuar në procesin e dialogut. Ne duam që Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje që do të sigurojë njohjen reciproke, respektimin e të drejtave të njeriut dhe integrimin euro-atlantik. Ne nuk do të pranojmë asnjë ndërhyrje nga Rusia apo aktorët e tjerë që duan të shkaktojnë konflikt në rajon”, tha Shaheen.
Senatorja amerikane shtoi se Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë do të jetë një mundësi për të forcuar bashkëpunimin mes vendeve të Ballkanit Perendimor dhe për të diskutuar sfidat e përbashkëta.
“Ne shpresojmë që ky samit do të sjellë rezultate konkrete për zhvillimin ekonomik, sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe bashkëpunimin rajonal. Ne jemi gati të ndihmojmë vendet tuaja në këto fusha dhe në çdo aspekt tjetër që ju konsideroni si prioritar”, tha Shaheen. (politiko.makdomen.net)