Sot në Institutin e Metrologjisë së Bosnjës dhe Hercegovinës, Drejtori i Byrosë së Metrologjisë Abdulselam Selami së bashku me drejtoreshën e Institutit të Metrologjisë Milica Ristoviç, kanë nënshkruar memorandumin për bashkëpunim të dy institucioneve për periudhën e ardhshme pesë vjeçare.
Në statusin e tij në facebook Selami u shpreh se ky memorandum do të përfshijë fushat specifike të bashkëpunimit midis dy vendeve, si dhe nuk do të kufizohet në fusha me interes të përbashkët.
Statusi i plotë:
“Fushat specifike të bashkëpunimit përfshijnë;
– Zbatimi i punës së përbashkët kërkimore dhe pjesëmarrja e përbashkët në programet evropiane për kërkim dhe zhvillim,
– Identifikimi i temave specifike për bashkëpunim në metrologji
– Shkëmbimi i informacionit dhe përvojave në lidhje me harmonizimin dhe zbatimin e rregulloreve teknike që lidhen me acquis evropiane dhe legjislacionin kombëtar të të dy vendeve,
– Kryerja e matjeve krahasuese dypalëshe me etanole referente,
– Mbajtja e seminareve dhe kurseve të trajnimit ndërmjet laboratorëve,
– Vizitat e kolegëve të Sistemeve të Menaxhimit të Cilësisë,
Bashkëpunimi do të jetë i mundur edhe në fusha të tjera me interes të përbashkët. Aktivitetet e bashkëpunimit do të vendosen sipas programit të marrëveshur më parë.
Drejtoreshës Krstiç ju falenderova për mikëpritjen dhe kontributin e saj dhe Institutit të Metrologjisë së BH-së, që bashkëpunimi me Byronë për Metrologji të RMV nga sot të bëhet realitet”, tha Selami.