Në prag të Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë, i ngarkuari i qeverisë gjermane, Manuel Sarrazin, shpjegon vlerën e kësaj platforme dhe kërkesat e Gjermanisë ndaj Serbisë dhe Kosovës.
Sarrazin, në një intervistë për “Deutsche Welle”, ka thënë se kanë marrë premtimin e Serbisë se “nuk do të bëjë ndonjë budallallëk dhe të përfshijë ushtrinë apo policinë serbe në Kosovë”.
Ai ka shtuar se situata mes dy vendeve është deri diku e rrezikshme dhe se duhen bërë hapa për të zbatuar marrëveshjen Ohrit, e cila ishte një kthesë historike në shkurt të këtij viti.
Sarrazin ka theksuar se Gjermania nuk do të nënvlerësojë ndikimin rus në rajon, por as nuk do ta përdorë atë si justifikim për mosveprim.
Samiti i Procesit të Berlinit do të mbahet më 14 tetor në Tiranë, me pjesmarrjen e liderëve të Ballkanit Perendimor, Gjermanisë, Francës dhe BE-së. (politiko.makdomen.net)