Një natë pas finales së “Big Brother VIP” Luizi mbajti një koncert në një nga clubet e Tiranës bashkë me Noizyn. Para se të ngjiteshin të dy në skenë, Luizi performoi “Zjarr e ftohtë” dghe “Me ty”.
Këngën e dytë ai ia ka dedikuar Kiarës ndaj në momentin që e këndoi mori edhe moderatoren pranë vetes.
Mirëpo, kjo skenë duket se nuk i ka pëlqyer Efit. Ajo ka qenë në club e pranishme bashkë me ish-banorët e tjerë. Dhe në videot që janë publikuar prej tyre dëgjohet zëri i Efit, e cila shprehet me ironi që të dalin dhe ish-banorët e tjerë në skenë, të rrinë kot si Kiara.
“E forta do jetë të dalim dhe ne në skenë të rrimë kot, ashtu ka dalë ajo, po rri kot atje”- dëgjohet të thotë Efi.
Ndërsa, në një video tjetër që po qarkullon në rrjet, zëri i Efit dëgjohet teksa thotë “sa fallco”, duke iu referuar Kiarës, e cila po i qëndronte pranë Luizit.