Rruga Tetovë-Prizren dhe vizita e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ditë më parë në Maqedoninë e Veriut trazoi politikën e vendit dhe rajonit. Opozita shqiptare e përbërë nga treshja Bilall Kasami, Afrim Gashi dhe Izet Mexhiti tentuan të përvetësojnë vizitën e Albin Kurtit për të përfituar politikisht duke treguar para opinionit se ata janë bartës të proceseve të mëdha siç është rruga Tetovë -Prizren.
Kreu i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami duke tentuar të merr mbi vete ndërtimin e rrugës Tetovë – Prizren, kryeministrin Kurti e çoi në fshatin Vicë të Tetovës edhe pse rruga Tetovë – Prizren nuk kalon nga Vica.
E rruga Tetovë – Prizren kalon nga Shpikovica në Veshallë e nga Veshalla në Prizren me anë të tunleit 6.4 kilometra.
Duke zbritur nga Vica në Tetovë, kryeministri Kurti para tetovarëve u shpreh se rruga Tetovë – Prizren është marrëveshje mes dy qeverive duke falenderuar edhe funksionarët e BDI-së, zv./ministrin e Transportit, Bekim Rexhepin dhe drejtorin e Rrugëve të Shtetit, Ejup Rustemin.
Pas këtyre lajmeve dhe paraqitjeve publike se kush është meritori i rrugës Tetovë – Prizren, kryeministri Kurti, dje çoi në takim Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliun tek lideri i BDI-së në Tetovë. “Kjo rrugë tashmë e ka studimin e fizibilitetit që është realizuar nga Maqedonia e Veriut. Jemi në fazën e marrëveshjes financiare për ta realizuar projektin, dizajnin edhe për tunelin e përbashkët dhe pastaj të kalojmë në fazën e realizimit të plot të këtij projekti”, tha ministri Aliu.
Drejtori i Ndërmarrjes Publike Shtetërore Ejup Rustemi u shpreh për TS, se rruga Tetovë – Prizren kalon nga Veshalla e jo nga Vica.
E deri sa Bilall Kasami sjell kryeministrin Albin Kurtin në Vicë për të ngrënë fli, Ali Ahmeti sjell ministrin Aliu për të hapur tunelin/TS/