Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, sot zhvilloi takim me përfaqësues të Sindikatës së Shëndetësisë, me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet Ministrisë dhe Sindikatës së Punëtorëve të Shëndetësisë për rritje të re të pagave të personelit mjekësor në shëndetësinë publike.
Siç thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë, bëhet fjalë për përcaktimin e pagës më të ulët për punonjësit e shëndetësisë dhe do të funksionalizohet rritja prej 10 për qind për të gjithë punonjësit e shëndetësisë, e paraparë me marrëveshjen e përgjithshme kolektive.
“Kjo është rritja e dytë e pagave për punonjësit e shëndetësisë këtë vit. Angazhimi ynë është që të kemi punëtorë shëndetësorë të motivuar, të cilët punojnë me përkushtim dhe ofrojnë kujdes shëndetësor cilësor për pacientët.”, theksoi ministri, Mexhiti.