Numri i turistëve në korrik të vitit 2023 është 197.273, nga të cilët 46,0 për qind janë turistë vendor dhe 54,0 për qind të huaj. kumtoi Enti Shtetëror i Statistikës.
Numri i bujtjeve të kaluara në korrik të vitit 2023 është 742.970, nga të cilat 71,4 për qind janë turistë vendor dhe 28,6 për qind të huaj.
Në periudhën janar – korrik 2023, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, numri i turistëve është rritur me 25,3 për qind, edhe atë: te turistët vendor ka rritje prej 1,2 për qind, ndërsa te turistët e huaj ka rritje prej 44,0 për qind.Në periudhën janar – korrik 2023, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, numri i bujtjeve të kaluara është rritur për 12,4 për qind, edhe atë: te turistët vendor ka rritje prej 0,7 për qind, ndërsa te turistët e huaj 28,4 për qind.