Në Ohër ka filluar përsëri edhe një takim trepalësh mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe ndërmjetësuesve të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak.
Palët paraprakisht ishin takuar edhe në një takim trepalësh rreth orës 15:30, takim ky i cili kishte zgjatur rreth 1 orë e 10 minuta.
Ekipi i Kanal10 që po qëndron në Ohër, ku edhe po mbahet takimi raportoi se nga Qeveria e Kosovës e kanë konfirmuar se palët kanë përfunduar pjesën e parë ta takimit rreth orës 17:00 dhe pritej të rikthehen përsëri në tavolinë të dialogut.
Pas takimit trilateral është paralajmëruar konferencë nga shefi i BE-së për Politikë të Jashtme Josep Borrell.
Në këtë takim, sipas njoftimit zyrtar të BE-së në këtë takim është duke u diskutuar udhërrëfyesi për zbatimin e marrëveshjes së dakorduar tashmë më 27 shkurt në Bruksel.
Para se të fillojë takimi, shefi i Politikës së Jashtme dhe Sigurisë i BE-së, Josep Borrell, ka takuar veç e veç liderët e të dyja vendeve.
Para takimeve, Borell tha se sytë e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor sot janë kthyer kah Ohri,