Real Madridi e ka mposhtur Manchester United me rezultat 2-0 në ndeshjen miqësore që u zhvillua në Houston në ShBA.
Golin e parë për madrilenët e shënoi lojtari që u transferua këtë verë, Jude Bellingham, në minutën e 6-të, e që ishte edhe goli i parë me fanellën e Real Madridit.
Ndërsa, golin e dytë e shënoi po ashtu një tjetër transferim i Realit, Joselu, në minutën e 89-të të takimit, njofton Klankosova.tv.
Kujtojmë se më 29 korrik, Reali do të ndeshet me Barcelonën, në një “El Clasico” parasezonale, kurse United do të luajë kundër Dortmundit.watch