Skena e MTV Video Music Awards ‘u dogj’ gjatë performancës së Shakirës, ndërsa në rrjetet sociale po qarkullon një video e reagimit të Taylor Swift.
Këngëtarja kolumbiane u ngjit në skenë dhe këndoi disa nga hitet e saja më të mëdha me koreografi të pabesueshme.
Të pranishmit këndonin dhe vallëzonin bashkë me Shakirën duke përfshirë edhe disa nga artistët që ishin në ceremoninë e çmimeve.
Taylor u xhirua duke parë me entuziazëm këngëtaren dhe kërceu nga fillimi deri në fund të performancës.Shakira ka publikuar në Instagram një fragment nga kërcimi i Swift.
https://twitter.com/taylorswiftco_?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1701767617487249818%7Ctwgr%5Ef41f8492190b633a88266bdb686a4426dd46baa0%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.syri.net%2Fjete-stil%2F622808%2Freagimi-i-taylor-swift-gjate-performances-se-shakires-behet-viral-cfare-tha-artistja-kolumbiane%2FPas performancës, Shakira mori çmimin Video Vanguard dhe mbajti një fjalim emocionues, duke treguar se sa mirënjohëse është për karrierën e suksesshme duke ia dedikuar çmimin fansave të saj.
Nga ana tjetër, Taylor mori nëntë çmime, nga ai për këngën më të mirë me këngën “Anti-Hero”, deri te çmimi për artisten e vitit.