Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Politiko
    • BALLINA
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Politiko
    Home»SHOWBIZ»Rasti me Bebe Rexhën në aeroportin e Mynihut, deklarohen nga kompania “Lufthansa”
    SHOWBIZ

    Rasti me Bebe Rexhën në aeroportin e Mynihut, deklarohen nga kompania “Lufthansa”

    PolitikoBy PolitikoAugust 20, 2024No Comments2 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Ditë më parë, një skandal ka ndodhur në Aeroportin e Mynihut, ku këngëtarja shqiptare me renome ndërkombëtare, Bleta ‘Bebe’ Rexha, është kërcënuar nga një anëtar i sigurimit të aeroplanit, veç pse ajo i është drejtuar me pyetje në gjuhën shqipe.

    Siç tregoi vet artistja në një video të publikuar në Instagram, ajo i ishte afruar sigurimit duke i folur në gjuhën e saj amtare (pasi kishte menduar se sigurimi ishte shqiptar), dhe me të dëgjuar atë të flas në shqip, ai e ka kërcënuar dhe më pas ka dashur ta largojë nga fluturimi.

    E lidhur me këtë ngjarje, Telegrafi ka kontaktuar kompaninë gjermane të fluturimeve, ‘Lufthansa’ me të cilën Bebe Rexha po fluturonte atë ditë, për të kërkuar sqarime mbi këtë situatë dhe në një përgjigje për redaksinë tonë, përfaqësuesit e kompanisë kanë deklaruar:

    “Ne kontaktuam drejtpërdrejt Bebe Rexhën të shtunën për të kuptuar situatën dhe jemi duke kryer një hetim të brendshëm mbi çështjen. Si një linjë ajrore ndërkombëtare, ne lidhim njerëzit dhe vendet në mbarë globin. Mysafirët dhe punonjësit tanë vijnë nga e gjithë bota. Diversiteti dhe mundësitë e barabarta janë vlera thelbësore për kompaninë dhe kulturën tonë korporative. Ne nuk tolerojmë asnjë lloj sjelljeje diskriminuese”.

    Për të dhëna të mëtejshme, ‘Lufthansa’ ka sqaruar se këngëtarja ka hipur në fluturim normalisht dhe në kohë – duke arritur kështu të kthehet në shtëpi.

    “Ekziston gjithmonë një kontroll paraprak sigurie për të gjithë pasagjerët që nisen për në ShBA dhe Kanada në Aeroportin e Mynihut, të kryer nga një kompani sigurie para se pasagjerët të mund të hyjnë në zonën e portës. Bebe Rexha duket se u mërzit me njërin nga këta punonjës të sigurisë”, thuhet në përgjigjen e ‘Lufthansa’ për Telegrafin.

    Bebe Rexha përndryshe në videon e publikuar në InstaStory të shtunën, shihej duke qarë dhe duke treguar momentet e tensionuara në aeroport. Ajo ka akuzuar kompaninë për një akt diskriminimi dhe urrejtjeje ndaj saj për shkak të identitetit të saj shqiptar. Ky reagim ka ngjallur një valë mbështetjeje nga ndjekësit e saj dhe komuniteti shqiptar.

    ‘Lufthansa’ ka premtuar se do të kryejë një hetim të plotë për të kuptuar më mirë situatën dhe për të marrë masat e nevojshme për të shmangur incidente të ngjashme në të ardhmen. Ndërkohë, mbetet të shihet se si do të zhvillohen hetimet dhe cilat do të jenë pasojat e këtij skandali.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Related Posts

    Alba Pollozhani me fustan nuserie: Po martohet apo po hyrën në Big Brother?

    December 6, 2024

    Monica Bellucci dhe partneri i saj Tim Burton shkëlqejnë në tapetin e kuq të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Marrakech

    December 1, 2024

    Era Istrefi shkëlqen me pamjen e saj në veshje glamuroze

    December 1, 2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Arifi: Çerdhja në Likovë hapet në fund të muajit shkurt

    February 24, 2025

    Kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi thotë se çerdhja në fshatin Mateç do të…

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    February 21, 2025

    BDI: Të quash shqiptarët e Kosovës “qytetarë shqipfolës të Serbisë” është ofendim i rëndë, VLEN të distancohet nga ky veprim

    February 20, 2025

    ASH: Luani i VMRO-së në stemën e policisë, rikthehet “MVR-VMRO” si në kohën e Gruevskit dhe Jankullovskës

    February 20, 2025

    Ademi: Partneri i VLEN-it, Bogojevski kërkon rikthimin e Kosovën nën Serbi – edhe sa mund të duroni?!

    February 20, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2025 Politiko. Designed by Politiko.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.