Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë këtë të diel në rrjetet e tij sociale pamje nga Liqeni i Shirokës në Shkodër.
Kreu i qeverisë ka treguar gjithashtu disa foto të modelit të varkave turistike. Ato do t’i vihen në dispozicion së shpejti vizitorëve nga Bashkia e Shkodrës.
“Dhe me këtë pamje prehëse nga Liqeni i Shirokës në Shkodër, si edhe me disa foto të modelit të varkave turistike, të cilat së shpejti do të vihen në dispozicion të vizitorëve nga Bashkia e Shkodrës, me mbështetjen e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, ju uroj të diel të paqtë”, shkroi Rama./tvklan.al
https://www.facebook.com/ediramaal/posts/819285879567075?ref=embed_post