Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) informoi se dje ka pasur 29 zjarre në hapësira të hapura. Janë djegur kashtë, kullosa, mbeturina, barë i thatë, gjemba, kallam, vreshta, shkurre, pyll me kërcell të ulët dhe të përzier, pyll me pisha dhe disa deponi, ndërsa në Komunën Vasilevë është djegur edhe një kasolle, sipas të dhënave nga Sektori për Operacione dhe Koordinim në QMK.
Deri sot në mëngjes, sipas raporteve që kanë mbërritur në QMK, zjarre aktive nga 24 orët e kaluara ka edhe dy. Ata janë në Komunën Makedonsi Brod, në fshatin Belicë dhe në Komunën Çashkë në fshatin Jabollçisht i Epërm.
Nga 29 zjarret e djeshme janë shuar 27 dhe ata ishin në gjithë territorin e shtetit.