Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zgjedhur audiencën e Twitterit të shkruaj për ndriçimin e objektit të Qeverisë me ngjyrat e komunitetit LGBTI.
Ai aty ka thënë se është e drejtë themelore të jetosh në mënyrë autentike pa frikë, gjykim, kërcënim ose diskriminim.
Postimi i plotë:
Sot qeveria jonë u ndez me ngjyrat e ylberit për të shënuar Ditën Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë. Është një e drejtë themelore të jetosh dhe të lulëzosh në mënyrë autentike pa frikë, gjykim, kërcënim ose diskriminim. Si qeveri, ne qëndrojmë të bashkuar në diversitet.