Sigal Prishtina ka shtuar centimetra nën kosh për edicionin e ri, pasi ka siguruar shërbimet e amerikanit Nick Ward. Lojtari i pozitës qendër, është prezantuar të hënën nga Sigal Prishtina dhe së shpejti do t’i bashkohet klubit në fazën përgatitore për edicionin e ri.
Basketbollisti i gjatë 205 centimetra, së fundmi ka qenë pjesë e ekipit Vancouver që bën gara në elitën e Kanadasë.
Ai gjithashtu, karrierë ka bërë edhe në Evropë pasi ka luajtur edhe në Turqi, Izrael e Spanjë. Te skuadra e Vancouverit, Ward ka luajtur me një mesatare prej 18 pikëve dhe 8 kërcimeve për ndeshje.
Ai bëhet amerikani i tretë te Prishtina për edicionin e ri, pasi para tij ekipit i janë bashkuar edhe Derrick Wilson e Devoe Joseph.
Në krye të Prishtinës, do të jetë trajneri nga Lituania, Zydrunas Urbonas.