Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Politiko
    • BALLINA
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Politiko
    Home»RAJON & BOTA»Politikologu Vilson Junçaj: Malësisë i është rikthyer lavdia e saj e vjetër, Malësia frymon shqip
    RAJON & BOTA

    Politikologu Vilson Junçaj: Malësisë i është rikthyer lavdia e saj e vjetër, Malësia frymon shqip

    PolitikoBy PolitikoMarch 2, 2023No Comments3 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Poltikologu dhe expert më i ri i europian në politikën Amerikane,Vilson Junçaj ka analizuar situatën politke në Tuz,me shkas zgjedhjet e 5 Marsit.

    “E ardhmja u takon atyre që punojnë për zhvillimin e vendit të vetë, atyre që krijojnë mundësi të barabarta për të gjithë dhe atyre që punojnë për mirëqenien e të gjithë qytetarëve”-ka theksuar Junçaj.

    Politikologu Vilson Junçaj ka vlersuar lartë punën e pushtetit aktual me në krye Nik Gjeloshaj,për të arituarat në mandatin katër vjeçar,ku ka potencuar se zhvillimi është i dukshëm dhe se zgjedhja është shum e logjikshme dhe se askush nuk mund të votoj kundër prosperitetit të vendlindjes dhe shtëpisë së vet.

    Ja postimi i plotë:

    E ardhmja u takon atyre që punojnë për zhvillimin e vendit të vetë, atyre që krijojnë mundësi të barabarta për të gjithë dhe atyre që punojnë për mirëqenien e të gjithë qytetarëve. Asnjëherë nuk ka qenë më e lehtë për qytetarët të shohin se kush ka punuar e kush nuk ka punuar për të mirën e atdheut.
    Nëse llogarisim në bazë të projekteve dhe planeve të realizuara, asnjë komunë në Mal të Zi nuk ka arritur një nivel më të lartë të zhvillimit për vetëm 4 vite të menaxhimit të mirë sesa Komuna e Tuzit. Zhvillimi shihet më së miri në numra. Administrata aktuale ka rritur buxhetin me 512%, ka rritur numrin e investimeve kapitale me 876%, ka rritur mbështetjen për bujqit me 2735%, ka rritur numrin e bursistëve me 714% dhe shumë të tjera. Ergo, zgjedhja është e logjikshme, sepse mendoj se nuk është e mundur që dikush të votojë kundër prosperitetit të vendlindjes dhe shtëpisë së vetë!
    Progres ka shënuar edhe faktorizimi i rolit të të rinjve në shoqëri, ku a posteriori shihet se të rinjtë janë bërë vendimmarrës, krijues të fateve të tyre dhe u është dhënë mundësia për punësim profesional. Forcimi i rolit të të rinjve është një recetë për një mjedis të shëndetshëm dhe të drejtë.
    Një nga risitë që do të përmirësojë edhe më tej pozitën e të rinjve është pikërisht projekti i madh kapital, që është ndërtimi i Qendres universitare në Tuz. Në këtë mënyrë, Malësia do të fitojë një pasuri të madhe, përkatësisht studentët e saj.
    Malësisë i është rikthyer lavdia e saj e vjetër, Malësia frymon shqip. Malësia is back!
    Punë dhe përkushtim në vend të fjalëve boshe, projekte të realizuara në vend të premtimeve të paplotësuara, bashkim dhe zhvillim në vend të divide et impera!

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Related Posts

    Tjetër atentat ndaj Trumpit? Një burrë me armë të mbushur në kapacitet të lartë arrestohet në tubimin e tij në Coachella

    October 13, 2024

    Policia apel protestuesve: Ndaloni sulmin me lëndë piroteknike, mbi punonjësit e policisë

    October 7, 2024

    Osmani: Tavolina në dialogun Kosovë-Serbi është përmbysur, të kthehet barazia

    September 1, 2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Arifi: Çerdhja në Likovë hapet në fund të muajit shkurt

    February 24, 2025

    Kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi thotë se çerdhja në fshatin Mateç do të…

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    February 21, 2025

    BDI: Të quash shqiptarët e Kosovës “qytetarë shqipfolës të Serbisë” është ofendim i rëndë, VLEN të distancohet nga ky veprim

    February 20, 2025

    ASH: Luani i VMRO-së në stemën e policisë, rikthehet “MVR-VMRO” si në kohën e Gruevskit dhe Jankullovskës

    February 20, 2025

    Ademi: Partneri i VLEN-it, Bogojevski kërkon rikthimin e Kosovën nën Serbi – edhe sa mund të duroni?!

    February 20, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2025 Politiko. Designed by Politiko.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.