Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Politiko
    • BALLINA
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Politiko
    Home»RAJON & BOTA»Policia e Kosovës: Protestuesit tentuan të futen me dhunë në objektin e komunës në Zveçan, u detyruam të përdorim sprej
    RAJON & BOTA

    Policia e Kosovës: Protestuesit tentuan të futen me dhunë në objektin e komunës në Zveçan, u detyruam të përdorim sprej

    PolitikoBy PolitikoMay 29, 2023No Comments2 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Protestat e paralajmëruara në katër komunat në veri të Kosovës: Mitrovicës e Veriut, Zveçan, Leposaviq e Zubin-Potok kanë nisur që më shumë se një orë. Atje janë vendosur një numër i madh ushtarëve të KFOR-it, teksa edhe Policia po ruan ndërtesat e komunave.

    Në njoftimin e fundit të lëshuar nga PK, thuhet se protestuesit kanë shfaqur dhunë dhe kanë hedhur gaz lotsjellës, duke tentuar të kalojnë kordonët e sigurisë për t’u futur me dhunë në objektin e komunës.

    “Policia është detyruar të përdorë mjetet e ligjshme, si sprej-in, për të ndaluar protestuesit dhe për të vënë situatën nën kontroll”.

    Njoftimi i plotë:

    Angazhimet policore në zbatimin e rendit dhe sigurisë publike, ofrimi i sigurisë ndaj qytetarëve,
    liria e lëvizjes së lirë si dhe ndërmarrja e masave policore konform situatës dhe zhvillimeve në
    veri të vendit, do të vazhdojnë të mbesin ndër objektivat dhe detyrat primare të Policisë së
    Kosovës.

    Sot, në veri të vendit, është paralajmëruar të mbahen protesta/tubime, andaj lidhur me këtë
    Policia e Kosovës, duke njohur të drejtën për tubime publike përmes protestës paqësore, sipas
    detyrës zyrtare, po kujdeset për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe detyrave të
    përcaktuara sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe legjislacionit në fuqi.

    Protestuesit në forma të organizuara janë tubuar para objekteve të komunave të veriut si në
    Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveqan për të protestuar, ku para objektit të komunës së Zveqanit
    protestuesit duke shfaqur dhunë dhe duke hedhur gaz lotsjellës kanë tentuar të kalojnë kordonët
    e sigurisë për t’u futur me dhunë në objektin e komunës, ku Policia është detyruar të përdorë
    mjetet e ligjshme, si sprej-in, për të ndaluar protestuesit dhe për të vënë situatën nën kontroll.

    Protestat pranë komunave veriore janë duke vazhduar, Policia e Kosovës është duke menaxhuar
    situatën, njëkohësisht fton qytetarët që të kenë vëmendje dhe kujdes të shtuar përgjatë thirrjeve
    të protestave, të protestojnë në mënyrë të qetë dhe të mos bien pre e provokimeve të
    mundshme, të çfarëdo natyre qofshin ato.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Related Posts

    Tjetër atentat ndaj Trumpit? Një burrë me armë të mbushur në kapacitet të lartë arrestohet në tubimin e tij në Coachella

    October 13, 2024

    Policia apel protestuesve: Ndaloni sulmin me lëndë piroteknike, mbi punonjësit e policisë

    October 7, 2024

    Osmani: Tavolina në dialogun Kosovë-Serbi është përmbysur, të kthehet barazia

    September 1, 2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Arifi: Çerdhja në Likovë hapet në fund të muajit shkurt

    February 24, 2025

    Kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi thotë se çerdhja në fshatin Mateç do të…

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    February 21, 2025

    BDI: Të quash shqiptarët e Kosovës “qytetarë shqipfolës të Serbisë” është ofendim i rëndë, VLEN të distancohet nga ky veprim

    February 20, 2025

    ASH: Luani i VMRO-së në stemën e policisë, rikthehet “MVR-VMRO” si në kohën e Gruevskit dhe Jankullovskës

    February 20, 2025

    Ademi: Partneri i VLEN-it, Bogojevski kërkon rikthimin e Kosovën nën Serbi – edhe sa mund të duroni?!

    February 20, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2025 Politiko. Designed by Politiko.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.